Sport14 Tetor 2019, 11:12

Milani ndryshon strategji në merkato, do lojtarin e Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti
Milani ndryshon strategji në merkato, do lojtarin e Arsenalit

Një egjiptian është ideja e fundit e Milanit për repartin e mesfushës. Kuqezinjtë po monitorojnë Mohamed Elnely, lojtarin e Arsenalit. 27-vjeçari është i huazuar te Besiktas dhe Gazzetta dello Sport raporton se ai dëshiron të provojë një aventurë të re.

Elnely numëron 75 ndeshje të zhvilluara dhe 6 gola të shënuar me kombëtaren e tij. Ai është një qendërmesfushor klasik, i cili bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.

Kontrata me “Topçinjtë” i përfundon në vitin 2022 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro. Milani po mendon të sigurojë shërbimet  e tij në merkaton e janarit.

Sport Arsenal Milan