Sport14 Dhjetor 2018, 23:34

Milani në ajër, objektivi i shumëkërkuar flet hapur

Shkruar nga Pamfleti
Milani në ajër, objektivi i shumëkërkuar flet hapur

Në një intervistë me “Daily Mail”, Cesc Fabregas, i cili është një objektiv i Milan në merkato, ka folur në lidhje me vështirësitë që ka te Chelsea për të siguruar një vend në formacion.

“E di cili është roli im dhe fatkeqësisht nuk është ajo që dua. Është një situatë e vështirë për mua. Natyrisht, unë luaj në ndeshjet e kupave dhe Europa League, nuk jam nga ata që ankohen ose nuk japin maksimumin. Gjithmonë do ta bëj detyrën time”, ka thënë ai.

” Milani? E kam një ide, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është shumë shpejt për të folur për këtë”, ka përfunduar ai.

Sport Cesc Fabregas Milani