Sport 1 Korrik 2019, 15:01

Milani në aksion, 4 emra në tavolinën e “Djallit”

Shkruar nga Pamfleti
Milani në aksion, 4 emra në tavolinën e “Djallit”

Milani ka mbyllur kapitullin Europë dhe ka lënë pas telashet me UEFA-n, të paktën për këtë vit, ndaj është i lirë të punojë qetësisht në merkato, ku i duhen patjetër 4-5 përforcime të nivelit të lartë, përveçse i duhet të shesë ndonjë lojtar për të mbushur arkën.

Nëse Donnarumma ikën, krijohet një plusvlerë gjigante në bilanc dhe porta mbetet në duart e Reinas, portier ekspert, por gjithashtu Milani mund të marrë nga Genoa Mattia Perin, me agjentin Alessandro Lucci që ka vizituar selinë e Milanit për të biseduar për mundësinë e një huazimi me të drejtë blerjeje.

Ish-futbollisti i famshëm Predrag Mijatovic ka vizituar sot selinë e Milanit dhe është takuar me Boban e Maldini. Një vit më parë Mijatovic bisedoi me Interin për Modric, ndaj mediat në Itali aludojnë se sërish në tryezë mund të jetë Topi i Artë.

Mijatovic është ndërmjetës i autorizuar për të biseduar edhe për dy emra që Milanit i pëlqejnë shumë: qendërmbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, si dhe talenti i Spanjës, Dani Olmo, i cili mahniti në Euro U21 dhe Dinamo e Zagrebit e shet për 25 milionë euro.

Sport Milan UEFA