Sport20 Tetor 2018, 10:28

Milani në pritje të dënimit, mund të tronditet nga UEFA sërish

Shkruar nga Pamfleti
Milani në pritje të dënimit, mund të tronditet nga UEFA

Priten probleme të reja për Milanin, skuadër e cila, pas vendimit të CAS-it, që ndaloi përjashtimin e kuqezinjve nga garat europiane, tani pret sanksione të reja nga UEFA. Në Nyon, në fakt, sipas një raporti të “La Gazzetta dello Sport”, motivimet e një vendimmarrjeje të tillë të gjyqtarëve të Lausanne kanë mbërritur dhe ndoshta deri në nëntor, komisioni gjykues do të riformulojë dënimin e parë.

Duke pasur parasysh ndryshimin e pronësisë së Milanit nga Li tek Elliott, një kusht thelbësor në gjykimin e CAS, nuk duket i pamundur një përjashtim i ri, por edhe falja totale. Me pak fjalë, Milani rrezikon një sanksion të ri, duke filluar nga një gjobë, deri në kufizimin e merkatos në hyrje.

Në atë pikë, kuqezinjtë do të duhet të vendosin nëse do të kthehen përsëri në CAS, dhe për këtë arsye të zgjasin orët e angazhimit juridik, apo të pranojë dënimin UEFA-s dhe pastaj të fillojnë marrëveshjen e pashmangshme të shlyerjes së dënimit.

Sport Milan UEFA