Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Europa League. Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Lilës në Francë. Kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 46 me Kastijeho. Spanjolli mori një top perfekt nga Rebiç brenda zonës dhe e dërgoi në rrjetë.
Në minutën e 65, Lilë barazoi rezultatin me Bamba. Ekipi francez duke luajtur me presing lart detyroi ekipin italian të gabojë. Francezët më pas ndërtuan një aksion fantastik dhe arritën të barazonin pas disa kombinimeve të sakta.
Arsenali ka mundur pastër 0-3 skuadrën e Molde. “Topçinjtë” realizuan dy gola në harkun e 5 minutave. Pepe zhbllokoi rezultatin në minutën e 50 me një goditje të bukur me të majtën, ndërsa Nelson finalizoi në mënyrën e duhur një aksion të shpejtë në minutën e 55. Në minutën e 83, Belogun shënoi golin e tretë për Arsenalin.
Buzëqesh edhe Leiçester. Dhelprat janë kualifikuar në raundin pasardhës të Europa League, pas barazimit të çmendur 3-3 në fushën e Bragës.
Heroi i skuadrës së Brendan Rodgers ishte Vardi që shënoi golin e barazimit 3-3 në minutën e 95.