Sport 8 Prill 2019, 11:13

Milani nuk mbanë më, takon drejtuesit e gjyqtarëve të Italisë

Shkruar nga Pamfleti
Milani nuk mbanë më, takon drejtuesit e gjyqtarëve të

Milani nuk mbanë më, takon drejtuesit e gjyqtarëve të Italisë

Nuk kanë fund polemikat në lidhje me arbitrimin e Michael Fabbri në ndeshjen Juventus-Milan, me drejtuesit e Milanit që janë ende të nervozuar për dy penallti të padhëna në atë takim.

Këtë sezon “Djalli” ka marrë vetëm 2 penallti në favor dhe ka pasur edhe raste të tjeraku ka protestuar ashpër, si në rastin e një penalltie të mohuar ndaj Piatek në Genova, apo Suso në Olimpico ndaj Romës.

Te Milani ndihen të nënvlerësuar dhe të trajtuar si një klub i parëndësishëm i fundrenditjes, por edhe kreu i shoqatës së arbitrave, Nicola Rizzoli, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga ajo që ndodhi në Torino, duke e konsideruar një gafë vendimin e Fabbri-t për të mos akorduar 11-metërsh për prekjen me dorë të Alex Sandros, edhe pas konsultimit me VAR.

Sport Milani nuk mbanë më takon drejtuesit e gjyqtarëve të Italisë