Sport11 Qershor 2018, 16:58

Milani pranë Moratës, por pengesë bëhet paga e tij vrastare

Shkruar nga Pamfleti
Milani pranë Moratës, por pengesë bëhet paga e tij vrastare

Skuadra e Milan-it është afër sulmesit të Chelsea-s, Alvaro Morata. Spanjolli nuk ka arritur të lërë gjurmë në Londër dhe nuk është përshtatur me jetesën e Anglisë. Shtatlarti po sheh mundësinë e transferimit për një kampionat tjetër. 

Ai do të transferohet në Seria A. Ekipi që ka kërkuar shërbimet e tij është Milani. Spanjolli dhe milanezët kanë rënë dakord për transferimin, por ka një problem të madh, paga e tij. 

Sulmuesi do që të mos ulet nga përfitimet që merr te Chelsea. Spanjolli merr 9 milionë euro në sezon dhe nuk kërkon të njëjtën rrogë te italianët. Milani është në pikë të hallit dhe duhet të marrë patjetër një sulmues. 

Sport Alvaro Morata Milani Seria A Spanja