Sport 2 Janar 2019, 16:39

Milani si “supermarket”, një tjetër mesfushor drejt largimit

Shkruar nga Pamfleti
Milani si “supermarket”, një tjetër mesfushor drejt

Milani në këtë sezon po kalon një situatë shumë të komplikuar dhe disa nga lojtarët mund të kërkojnë largimin.

Një nga të parët që mund të transferohet dhe që ka “treg” është Franck Kessie.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, edhe pse është një nga pikat kyçe të mesfushës së Milanit, mund të sakrifikohet duke pasur parasysh se për të ka interesim nga gjigandët anglezë si Çelsi e Totenhem të cilët përballojnë pa problem koston e kartonit të tij, që vlerësohet te 40 milionë euro.

Sport Milani