Sport21 Janar 2019, 19:37

Milani s’mjaftohet me fitoren, pranë goditjes milionere

Shkruar nga Pamfleti
Milani s’mjaftohet me fitoren, pranë goditjes milionere

Milani shkoi në Marassi pa Higuain dhe disa të tjerë, mbeti me një qendërmbrojtës sa nisi ndeshja, mund të pësonte 3-4 po të mos ishte Donaruma, pastaj Borini e Suso u zgjuan dhe perfundoi 2-0. I mori 3 pikët Genoas, i mori edhe Piatek me një operacion perfekt. Dita më e bukur e sezonit për kuqezinjtë.

Sipas “SkySport”, menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit e Milanit dhe ato të Genoas kanë nisur bisedimet për të gjetur akordin për transferimin e Piatek, sulmuesi polak që ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka shënuar plot 13 gola.

Largimi i Higuain është i sigurt dhe Milani nuk humbet kohë dhe kërkon të sjellë me doemos një sulmues cilësor për zëvendësimin e argjentinasit. Piatek me shumë gjasa do të vishet “Djall” dhe në rast akordi, zyrtarizimi i tij mund të bëhet brenda 48 orësh.

Sport Milani piatek