Sport 3 Shtator 2022, 20:06

Milano “vishet” kuqezi, derbi i takon Milanit, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Interit dhe rimarrin kreun e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Milano “vishet” kuqezi, derbi i takon Milanit, kuqezinjtë

Milano “vishet” kuqezi, derbi i takon Milanit, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Interit dhe rimarrin kreun e Serisë A

Gola, emocione, nerva, tension dhe një ndeshje me të vërtetë emocionuese. Kjo ishte ajo që u pa sot në derbin mes Milanit dhe Interit, takim ky që përfundoi në shifrat 3-2 për ekipin e Piolit.

Marselo Brozoviç çoi peshë zemrat zikaltër në minutën e 21, pas një pasimi të Korreas. Pak më pas, një goditje e bukur e Leaos gjeti rrjetën.

Fillimi i pjesës së dytë foli tërësisht për kampionët e Italisë. Zhiru i dha jetë përmbysjes me golin e avantazhit në minutën e 54, ndërsa Leao, 6 minuta më vonë thelloi akoma më shumë rezultatin.

Xheko hyri në fushë në minutën e 65 dhe “zgjoi” Interin, duke ngushtuar shifrat. Skuadra e Inzagit rriti ndjeshëm presionin, e karikuar në maksimum dhe disa herë iu afrua barazimit të “çmendur”.

Gjithsesi, asgjë nuk ndryshoi. Milani rikthehet në krye me 11 pikë, ndërsa Interi është në vendin e pestë me 9 pikë.

Sport derbi i Italisë Inter Milan Seria A