John Caudwell, miliarderi 68-vjeçar, dhe e dashura e tij e re, Modesta Vzesniauskaite 37 vjeç kanë treguar që janë në pritje të fëmijës së parë.
Çifti kanë një diferencë në moshë plot 31 vite, dhe kanë vendosur që të kenë një trashëgimtar.
68-vjeçari është baba i pesë fëmijëve, Rebekah 40 vjeçe, Libby 32 vjeç, Rufus 24 vjeç Scarlett 18 dhe Jacobi 16 vjeç.
John është pronar i një kompanie mode si edhe zotëron një sërë pasurish të patundshme, ndërsa pasuria e tij e përgjithshme vlerësohet rreth 1.7 miliardë dollarë.
Modesta, partnerja e tij është çikliste e famshme olimpike duke marrë disa medalje edhe në Lojërat Olimpike me Lituaninë.