Kulture 6 Gusht 2022, 10:56

Millionat që po gëlltit Notre Dame e s’po hapet

Shkruar nga Pamfleti
Millionat që po gëlltit Notre Dame e s’po hapet

Millionat që po gëlltit Notre Dame e s’po hapet

Hapja e (Katedrales së Parisit) Notre Dame në vitin 2024 është një qëllim i largët, i vështirë dhe kompleks, tha gjenerali Jean-Louis Georgelin, përgjegjës për restaurimin e katedrales, në një intervistë të publikuar në faqen e internetit Le Figaro.

Pak më shumë se tre vjet pas zjarrit shkatërrues që dëmtoi atë kryevepër të artit gotik më 15 prill 2019, afati për përfundimin e punës restauruese që Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se do të përfundojë pas pesë vitesh po afron.

“Ne do të luftojmë për ta fituar këtë betejë dhe për ta hapur atë për besimtarët në vitin 2024. Deri atëherë, Notre Dame (Zoja) do të pastrohet plotësisht, aq sa vizitorët në hyrje do të përjetojnë një tronditje vizuale”, tha Georgelin.

“Ka gjithmonë rreziqe dhe vështirësi në kantierin e ndërtimit,” pranoi ai. “Por deri më tani ne kemi gjetur mënyra për t’u përshtatur, për të ecur përpara dhe për të ndaluar në dritën e ndezur portokalli”.

“Deri më 15 prill 2019 janë mbledhur më shumë se 846 milionë euro nga 340 mijë financues dhe donatorë nga 150 vende”, tha presidenti i institucionit publik për restaurimin e katedrales.

Në fazën e parë të punimeve, siç thuhet nga agjencia AFP, e cila përfundoi në gusht të vitit 2021, ndërtesa duhej të forcohej dhe të sigurohej, e cila kushtoi 150 milionë euro.

“Do të na duhen 550 milionë euro për të përfunduar pastrimin e brendshëm të katedrales, përfshirë organin kryesor, për të rindërtuar muret dhe harqet e dëmtuara nga zjarri, për të rindërtuar çatinë dhe majën e kullës dhe për të zëvendësuar pajisjet teknike”, tha gjenerali.

“Në atë shumë është përfshirë edhe vlerësimi i inflacionit. Ashtu si kantieret e tjera, ne jemi të ekspozuar ndaj një presioni të caktuar çmimesh”, shtoi ai.

Pas përfundimit të punimeve, duhet të mbeten 146 milionë euro, të cilat do të caktoheshin për dekorimin e jashtëm.

Në zjarrin në Notre Dame – shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar me siguri – çatia, maja e kullës, ora dhe një pjesë e tavanit (harku) u shemb nën flakë.

Kulture francë Notre-Dame