Sport31 Dhjetor 2018, 14:09

Milot Rashica merr dhuratën më të bukur për Vitin e Ri nga UEFA (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Milot Rashica merr dhuratën më të bukur për Vitin e Ri nga

Milot Rashica merr dhuratën më të bukur për Vitin e Ri nga UEFA (Video)

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka marrë dhuratën më të bukur në ditën e ndërrimit të viteve. Goli i shënuar ndaj Ishujve Faroe është shpallur nga institucioni më i lartë i futbollit europian (UEFA) si më i bukuri i shënuar në Ligën e Kombeve.

Kosovari, i cili luan në Bundesligën gjermane me skuadrën e Verder Bremenit shënoi një gol spektakolar dhe i gjithë 90 minutëshi i takimit u mbyll në barazim 1-1.

Kombëtarja e Rashicës bëri një paraqitje tepër mbreslënëse në ‘’UEFA Nations League’’ ku u rendit e para në grupin e saj me 14 pikë në 6 ndeshje. Ata grumbulluan 14 pikë; 4 fitore dhe 2 barazime duke e mbyllur fazën e grupeve pa asnjë humbje. Gjithashtu Kosova arriti ta mbyllte fazën e grupeve me një golavarazh mjaft të mirë +13 gola.

Renditja në vendin e parë i dha mundësi djemve të drejtuar nga tekniku zviceran Bernard Challandes të luajnë në fazën e play off-it.

 

Sport lojtari i Kombëtares së Kosovës Milot Rashica