Showbiz19 Mars 2019, 17:40

“Mimika e shqiptarëve”, reperi i njohur tregon reagimin kur familjarët i kalojnë ndonjë të afërm në telefon

Shkruar nga Pamfleti

"Mimika e shqiptarëve", reperi i njohur tregon reagimin kur familjarët i kalojnë ndonjë të afërm në telefon

Edhe për Gashin, reperin me origjinë shqiptare i cili po zhvillon karrierën e tij në Amerikë , po flasin shumë mediat së fundmi. Bashkëpunimi me Ledri Vulën, fakti që Kim Kardashian postoi një video teksa dëgjonte këngën e tij, kthyen vëmendjen nga Gashi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Reperi Gashi jeton prej vitesh në Amerikë, por nuk i shmanget dot disa traditave të familjeve shqiptare. Ai ka publikuar një fotografi në Instagram ku fytyra e tij duket serioze, ndoshta mund të themi se ndihet i bezdisur.

 Imazhin e ka shoqëruar me një shkrim tipik, të cilin e kuptojnë pothuajse të gjithë shqiptarët.

“Kur prindërit e tu shqiptarë të nxjerrin në telefon pjesëtarë të fisit”, shkruajti Gashi.

Ndonëse është i famshëm dhe ka sukses, ai nuk mund të shmanget nga “urdhrat” e familjarëve. Pa diskutim që të gjitjë e kemi bërë të njejtën mimikë kur familjarët na kanë nxjerrë në telefon ndonjë të afërm.

Showbiz gashi Mimika Telefon