Aktualitet11 Maj 2018, 09:12

Minierat e “ferrit”, humb jetën minatori në Bulqizë, trupi i pajetë dergjet në galeri (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Minierat e “ferrit”, humb jetën minatori në Bulqizë,

Galeritë në minierën e Bulqizës dita-ditës po i marrin jetën shumë minatorëve që punojnë për të nxjerrë bukën e gojës.  Ditën e sotme një minator ka humbur jetën, teksa ishte duke punuar brenda galerisë në minierën e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur në zonën D të minierës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Medi Hidri, 60-vjeç. Ndërkohë kane nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakqeve të këtij aksidenti.

Informacion paraprak:

Rreth orës 10:15, salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar se në minierën e kromit në zonën D, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar duke humbur jetën shtetasi M.H, rreth 62 vjeç, banues në Bulqizë, (minator).

Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se shtetasi M.H, duke kontrolluar frontin, është shembur një masiv shkëmbor ku dhe i ka shkaktuar vdekjen.

Vijojnë hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Aktualitet Medi Hidri Minatori