alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ministrat e BE-së diskutojnë sot për Ballkanin Perëndimor

16/05/2022, 11:37
ne Rajoni
A A
Ministrat e BE-së diskutojnë sot për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e BE-së diskutojnë sot për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 16 maj – përveç agresionit rus në Ukrainë – edhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.


-Lexo edhe:

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!

“Lëmshi” politik në Bullgari, Radev nis bisedimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Më vonë gjatë ditës së hënë, ata do të kenë edhe një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve të këtij rajoni.

“Diskutimet për Ballkanin Perëndimor, në takimin e 27 ministrave, sikur edhe ato kur të takohen së bashku ministrat e BE-së me ata të vendeve të rajonit, do të jetë përballja e përbashkët me sfidat dhe pasojat që ka krijuar agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës”.

Në një dokument të përgatitur për diskutimet e së hënës thuhet se agresioni i Rusisë ka krijuar ndryshime domethënëse në rreshtimet gjeo-politike.

“Më shumë se kurrë ka pritje që Ballkani Perëndimor t’iu përkushtohet vlerave evropiane si vende anëtare në të ardhmen. BE duhet t’i rreshtojë partnerët e saj rreth mbrojtjes së vlerave të përbashkëta dhe normave kyçe ndërkombëtare, dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë si shkelje të rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe rrezik për paqen dhe sigurinë globale”, është thënë në këtë dokument jozyrtar.

Vuçiç thotë se do të rezistojë sa të mundet që të mos e sanksionojë Rusinë

Sipas burimeve diplomatike, trysnia kryesore do të jetë ndaj Serbisë, si vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Në Bruksel, zyrtarë të BE-së vazhdojnë të bëjnë përpjekje për ta relativizuar këtë qëndrim të Serbisë duke e potencuar më shumë faktin se Serbia ka votuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për dënimin e agresionit të Rusisë dhe ka votuar për përjashtimin e saj nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

Por shumë vende anëtare të BE-së pohojnë se kjo gjë, ndonëse është e mirëpritur, nuk mjafton dhe Serbia duhet të mbështesë edhe sanksionet, e sidomos të mos lejojë që përmes Serbisë ato të anashkalohen.

Në BE thonë se mirëpresin faktin se Kosova në tërësi ka mbështetur qëndrimet e Perëndimit për luftën në Ukrainë, edhe pse formalisht nga ajo nuk kërkohet një gjë e tillë.

“BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj Kosovës”

Burimet e BE-së thonë se blloku evropian duhet të ketë porosi të qarta për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë drejtim, pohojnë burimet, liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.

Në takimin e së hënës pritet të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Më 14 maj, ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) u kanë bërë thirrje dy vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve./REL

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!
Prishtine

Kurti paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Serbinë: Jemi kundër dialogut pa parime!

27/06/2022, 22:14
"Lëmshi" politik në Bullgari, Radev nis bisedimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme
Bota

“Lëmshi” politik në Bullgari, Radev nis bisedimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

27/06/2022, 17:10
Nenad Čanak
Bota

Deklarata bombë nga Beogradi: Rusia po planifikon të vrasë Vuçiç, Putini synon një konflikt të ri në Ballkan!

26/06/2022, 22:18
A është në rrezik paqja në Bosnje?
Bota

A është në rrezik paqja në Bosnje?

26/06/2022, 11:40
Prishtine

Vulosën marrëveshjen në Bruksel, nis bashkëpunimi energjitik mes Serbisë dhe Kosovës

26/06/2022, 9:21
“Terror” në qendër të Athinës, persona të panjohur sulmojnë zyrat e PASOK
Bota

“Terror” në qendër të Athinës, persona të panjohur sulmojnë zyrat e PASOK

26/06/2022, 7:58
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Vizita e Mike Pompeo në Tiranë, tërbohet 'Foltorja' e Berishës: Ka ardhur për një shumë të majme parash

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë, tërbohet 'Foltorja' e Berishës: Ka ardhur për një shumë të majme parash

Rrogë e ulët dhe jetë luksi? Rama paralajmëron: Do verifikojmë të ardhurat dhe stilin e jetesës

Rrogë e ulët dhe jetë luksi? Rama paralajmëron: Do verifikojmë të ardhurat dhe stilin e jetesës

Lajmi i Dites

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

“Oh, si nuk kam një grusht të fortë..”/ Amnistia 2 milionë euro e ‘kryeministrit të majtë’ përballë 3 amnistive jetike të të mundurve

27/06/2022, 12:09

Lajmet e fundit

“Këta të Niklës janë acaruar se vrisnin për hiç gjë”, Hoxha dhe Lala: Dumani ka folur për ngjarje të tjera, do ketë arrestime

27/06/2022, 23:06

 E çuditshme, por e vërtetë, ish-pronari i Formula 1, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare

27/06/2022, 23:03

Evropa duhet të shpallë zyrtarisht luftën ekonomike

27/06/2022, 23:00

Kosovarët kanë kredi prej 3.9 miliardë euro në bankat e vendit

27/06/2022, 22:51

“Berisha mbështetës i Bashës”, Majlinda Bregu: Duhet të largohen të dy, PD e ka vendosur fatin e saj

27/06/2022, 22:50

Arresti për zv/drejtorët e policisë, reagon PD: U faktua lidhja e efektivëve me krimin, presim një hetim të plotë

27/06/2022, 22:47

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In