Nuk kishte kohë të reagonte as në muajin qershor 2022, kur Agjencitë Partnere të Anti-Trafikut të BE, raportuan se vetëm gjatë vitit 2021, nga Shqipëria janë trafikuar 167 fëmijë të moshës 4-12 vjeç, për shfrytëzim në lypje, prostitucion e transplante organesh. Po me çfarë “punësh” e harxbon kohën, kur paguhet për problematikat e fëmijëve
Nuk ka mbetur njeri pa shprehur dhimbjen dhe revoltën, për çmendurinë e një shefi Policie, i cili gjatë aventurës me skaf pranë bregut të detit në Himarë, vrau 7-vjeçaren Jonada Abdiu.
Përveç ministrit Bledar Çuçi që do flasë kur të ketë arritje policia, deri tani nuk ka folur as ministresha për Rininë e Fëmijët, Bora Muzhaqi, për arsye që i di ajo, mes tyre dhe fakti që babai i Muzhaqit dhe komisari Arjan Tase, janë “miq” në Elbasan.
Por le të marrin kallëpin e justifikimit zyrtar: “Nuk kam kohë të flasë, kam shumë punë në qeveri”; që ministresha Muzhaqi e përdor para mediave, sa herë vriten, rrëmbehen, keqtrajtohen, braktisen, përdhunohen e trafikohen fëmijë.
Psh; më 16 nëntor 2021, kur në fshatin Grecalli të Fierit, u rrëmbye, përdhunua e gropos fëmija 8-vjeçar Mateo Vasiu; e vetmja që nuk foli ishte ministresha Muzhaqi e fëmijëve.
Katër ditë pas ngjarjes, gazetarët e ndeshën në një mjedis hoteli dhe i kërkuan reagim, por Muzhaqi u përgjigj: – “Nuk kam kohë, jam shumë vonë, kam punë të tjera në qeveri; le që duhet të mësoni se çfarë detyrash kam unë si Ministre për Fëmijët e Rininë dhe pastaj të më drejtoheni.
Siç duket, ministresha Bora Muzhaqi, nuk paska kohë të reagojë as me 2 rreshta mesazh në “FB”, megjithëse kanë kaluar 2 ditë nga vrasja e 7 vjeçares që po argëtohej buzë detit.
Për më tepër, që nuk e vrau ndonjë i çmendur rruge, por një trafikant me detyrë shef policie, pjesë e pushtetit ku Bora Muzhaqi është ministre, posaçërisht për fëmijët; por siç duket, Rama e ka krijuar këtë ministri, për të kapardisur me post e mbushur me lekë, shoqen e vajzës së Lindës.
Muzhaqi nuk reagoi, as kur më 8 maj 2022, në mes të Tiranës te Rruga e Kavajës, një tjetër “i fortë” i pushtetit, hoqi zvarrë me makinë, një foshnje 3 muajshe në karrocë dhe prindërit e saj.
Nuk reagoi as në muajin qershor 2022, kur Agjencitë Partnere të Anti-Trafikut të BE, raportuan se vetëm gjatë vitit 2021, nga Shqipëria janë trafikuar 167 fëmijë të moshës 4-12 vjeç, për shfrytëzim në lypje, prostitucion e transplante organesh.
As për këtë trafikim fëmjësh, ministresha Muzhaqi nuk kishte kohë të reagonte, sepse siç tha, kishte punë të tjera, më të rëndësishme në qeveri.
Aman o Muzhaq, thuaje ta marrin vesh shqiptarët, se me çfarë “punësh” e harxbon kohën, kur programi i ministrisë që ti drejton, janë problematikat e fëmijëve./Pamfleti