Çeku u dha më 31 dhjetor/ Firma “I Ri Shpk” u krijua më 24 korrik 2017, si maskë e firmës belge “51N4E ShpK”, pas provave të publikuara në media, se Edi Rama, Erion Veliaj dhe ministrat, i jepnin tendera pa garë, ngaqë kishte lidhje ortakërie e punësh me vajzën e Linda Ramës; fakt të cilin, që të mos e mohojë, po u publikojmë dhe dokumentin zyrtar të kësaj firme
Një marifet i ri nëpërmjet firmës “I Ri Shpk”, ka nisur të përdoret, për t’i dhënë miliona lek nga buxheti i shtetit, firmës projektuese belge “51N4E Shpk”, njohur me fakte, si studio arkitekturore ku punon Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës.
Më 31 dhjetor 2021, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka mbyllur vitin, duke firmosur një tender me vlerë 492 milion lek, dhënë firmës “I Ri Shpk”, pa garë sa 99% të fondit limit, madje, duke mos publikuar as të dhënat në njoftimin e fituesit.
Sipas dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit, pas logos së firmës “I Ri Shpk”, qendron firma belge “51N4E Shpk” dhe Gent Agolli, mik i kryeministrit Rama dhe i preferuari i “tepsisë” së Erion Veliajt e drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli.
Tenderi me vlerë kontrate 492 milion lek, ka këtë objekt: “Hartimin e projektit për ndërtimin e një qendre të re multi-funksionale, pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”, në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve të Tiranës.
Për këto, afro gjysmë miliardë lekë nga buxheti i shtetit, nuk jepet asnjë sqarim, se çfarë është kjo qendër e re, mbasi vetë Qendrës Kombëtare të Kulturës dhe Teatrit të Kukullave, janë qendra argëtimi, e për to, në 5 vitet e fundit, janë harxhuar 3.2 milion Euro investime.
E vetmja gjë që dihet, është se firma fituese belge, njihet si firmë ku punon vajza e gruas së kryeministrit Rama; firmë e cila ka marrë miliona lek pa garë në projektin e sheshit “Skendërbej”, pedonalen e Tiranës e Vlorës, qendrën “COD” brenda kryeministrisë, 730 milion lek për konsulencë arkitekturore të qeverisë dhe miliona lek për projektim e mbikëqyrje banesash tërmeti.
Firma “I Ri Shpk” u krijua më 24 korrik 2017, si maskë e firmës belge “51N4E ShpK”, pas provave të publikuara në media, se Edi Rama, Erion Veliaj dhe ministrat, i jepnin tendera pa garë, ngaqë kishte lidhje ortakërie e punësh me vajzën e Linda Ramës; fakt të cilin, që të mos e mohojë, po u publikojmë dhe dokumentin zyrtar të kësaj firme./Pamfleti