Politike17 Mars 2022, 15:16

Ministret e Ramës, ‘gara për të himnizuar’ Bablokun; Spiropali injoron Berishën: S’doja ta rëndoja se ishte i

Shkruar nga Pamfleti
Ministret e Ramës, ‘gara për të himnizuar’ Bablokun;

Foto Ilustruese

Sali Berisha ka vënë në lojë ministret e Ramës për komentet e tyre në drejtim të kreut të qeverisë, duke himnizuar figurën e Kryetarit.

Nga Skëndërbe, i Elisa Spiropalit, Babloku i Rilindjes na u kthye në Perëndinë e Edona Bilalit, teksa vartësja tjetër e tij e krahasoi atë me Zeusin.

Gjatë replikave të sotme parlamentare, Berisha është shprehur se, në vend të punës, ministret e PS-së bëjnë garë kush t’i thurë më shumë himne Edi Ramës.

“Nuk ka diskutim se ju nuk ju interesojnë këto, ju interesojnë fasadat, të lustroni.

Ku është ajo zonja që bën gara me Spiropalin për të himnizuar Edi Ramën. Çe keni këtë mani, gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”- tha Berisha referuar Bilalit.

Menjëherë, pas këtyre deklaratave ka reaguar Spiropali.

“Sali gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, por dhëmbët e tu shkojnë ku i dikton frika. Fole për padrejtësi se ka mbaruar koha e drejtësisë tënde Sali. Ka mbaruar koha e sulltanatit tënd Sali. Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që i nxirrje nga hiçi në krye të vendit për të të mbrojtur ty, aleatët e tu, miqtë e tu dhe familjen tënde. Përmende largimin e Shqipërisë nga Perëndimi, sigurisht që Perëndimi të ka larguar ty, por nuk ka asnjë lidhje kjo me Shqipërinë dhe largimin e saj. Të duket se të kanë bërë hasha ty dhe se SHBA dhe Perëndimi janë larguar nga Shqipëria. Jemi më afër se kurrë. S’doja ta rëndoja se ishte i lumtur sot pas zgjedhjeve të 6 marsit.

T’ia lëmë këtë lumturi të shkurtër të pakicës së pakicës, t’iu kthehemi shqiptarëve, paketës së rezistencës sociale që adreson të gjitha çështjet. Sigurisht që nëse në protestë nuk del të flasësh shqiptarisht, por flet putinësisht, patjetër që do të duket sikur kjo është qeveria e regjimit. Nuk ka protestë në botë, përveç asaj që nxitet nga foltorja dhe non-gratat.

Nuk mund të flasësh këtu me gojë për Perëndimin dhe të bësh punën e atij tjetrit”, u përgjigj Spiropali.

Politike Berisha Rama Spiropali