Aktualitet 7 Maj 2018, 20:07

Ministri Damian Gjiknuri: Çfarë do të ndodhë me tarifën në Rrugën e Kombit

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Damian Gjiknuri: Çfarë do të ndodhë me

Ministri Damian Gjiknuri: Çfarë do të ndodhë me tarifën në Rrugën e Kombit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se vijojnë negociatat me firmën koncesionare të Rrugës së Komit për çështjen e tarifës.

Në një intervistë, Gjiknuri tha se negociatat janë ende aktive dhe se qeveria ka propozuar që transporti urban të ketë falas, por përdoruesit e automjeteve do të paguajnë një tarifë më pak se 5 euro për një kalim.

Jemi duke negociuar një zgjidhje me koncesionarin. Kukësi ka një specifikë. Është një qark i izoluar dhe që nuk ka rrugë alternative.

Jemi duke negociuar që transporti urban të jetë falas dhe që të kos ketë asnjë reflektim me rritje në çmimin e biletës.

Kjo duke ditur që shtresat më të varfra zgjedhin transportin publik. Edhe për përdoruesit e automjeteve të zonës do të ketë tarifa të ulëta – tha Gjiknuri.

Pak kohë më parë u raportua se qeveria ka kërkuar që një kalim për një makinë të vogël të jetë 1.5 euro për rezidentët.

Aktualitet Damian gjiknuri rruga e Kombit Tarifa