Politike17 Shkurt 2022, 22:43

Ministri dhe bashki, Ervin Salianji zbulon kush janë institucionet e përfshira në aferën e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti
Ministri dhe bashki, Ervin Salianji zbulon kush janë institucionet e

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, specifikoi të gjitha institucionet shtetërore që sipas tij janë përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas Salianjit pjesë e gjithë procesit ka qenë Ministria e Mjedisit, Minista e Financave, Ministria e Energjisë, dhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë. Ndërkohë ai tha gjithashtu se edhe bashkitë Fier, Elbasan dhe Durrës janë përfshirë në këtë aferë, ku specifikoi Durrësin dhe kandidaten Emirjana Sako, që sipas tij ka dhënë 10 milionë euro pa shpallje.

Salianji citoi gjithashtu institucionet e varësisë, Agjencia e Prokurorimit Publik, Agjencia e Trajtimit të Konçensioneve dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit si të përfshira në këtë mega-aferë.

Politike inceneratorët salianji