Bota28 Janar 2023, 07:18

Ministri Italian: Nëse tanket ruse mbërrijnë në Kiev fillon Lufta e Tretë Botërore!

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Italian: Nëse tanket ruse mbërrijnë në Kiev fillon

Ministri i Mbrojtjes italiane, Guido Crosetto

Ministri i Mbrojtjes italiane, Guido Crosetto ka folur për rrezikun e një konflikti shkatërrues në Europë. Ai tha se nëse tanket ruse do të mbërrinin në Kiev dhe në kufijtë e Evropës.

Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të mbajtur pasditen e sotme në Romë.

“Akreditimi duhet të tërhiqet. I takon Novakut dhe ekipit të tij të marrin përgjegjësinë dhe ta zgjidhin këtë,” shpjegoi ambasadori Vasyl Myroshnychenko.

Përgjigja ruse ndaj Kievit që u furnizua me tanke është shoqëruar me një sërë sulmesh kundër vendit që vetëm orët e fundit ka vrarë 11 njerëz dhe kaq shkaktuar lëndime të shumta. Sinjali që Moska dërgon në Amerikë dhe Europë është sulmi me raketat hipersonike të gjeneratës së fundit Kinzhar.

Ndërkohë pas SHBA dhe Gjermanisë, Polonia planifikon të dërgojë 60 tanke të tjera moderne luftarake në Ukrainë, përveç 14 tankeve Leopard 2 që ka premtuar tashmë, thotë kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki.

Gjermania vendosi në fillim të kësaj jave të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë pas shumë diskutimesh diplomatike, raporton CNN.

“Tani për tani, ne jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91”, tha kryeministri, duke iu referuar tankut kryesor të betejës së polakut, PT-91 Twardy.

Polonia javën e kaluar kritikoi ashpër hezitimin fillestar të Gjermanisë për të miratuar kërkesën e Varshavës që të transferojë disa nga tanket e saja Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Bota Ministri italian Rusia Tanket e Perëndimit