Bota23 Janar 2023, 12:37

Ministri italian: Përshpejtoni procesin për Ballkanin, në 20 vjet vetëm Kroacia ka hyrë në BE

Shkruar nga Pamfleti

Ministri italian: Përshpejtoni procesin për Ballkanin, në 20 vjet vetëm Kroacia ka hyrë në BE

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ka theksuar se ka ardhur koha që të përshpejtohet integrimi i Ballkanit në BE. Ai ka shtuar se ky është një proces që ka qenë shumë i vonuar dhe se për asnjë motiv nuk mund të shtyhet më.

Pritet që më 24 janar të zhvillohet Samiti në Trieste, ku theksoi se Italia duhet të luajë një rol të rol të rëndësishëm dhe dialogues me Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi dakord që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Diplomacia italiane po punon së bashku me partnerët më të afërt për të arritur një rezultat me rëndësi historike, nga i cili do të përfitonte i gjithë rajoni. Që zgjerimi nuk ka ecur me ritmin e dëshiruar, dëshmon fakti se 20 vjet pas deklaratës së Selanikut që sanksionoi perspektivën evropiane të Ballkanit, vetëm Kroacia është bërë shtet anëtar i BE-së. Nuk mund të përballojmë vonesa të mëtejshme. Nëse BE-ja dëshiron të jetë një lojtar global, hyrja e Ballkanit duhet përshpejtuar”, ka thënë më tej ai.


smile

Rajoni #futja e Ballkanit ne BE #pershpejtim Antonio Tajani