Politike22 Qershor 2022, 13:05

Ministri Peleshi: Rritet paga e ushtarakëve

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Peleshi: Rritet paga e ushtarakëve

Ministri i Mbojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se pas 1 korrikut, pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%.

“Kemi marrë një vendim, që nuk merret shpesh, që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës dhe jam shumë krenar që premtimi i kryeministrit u jetësua sot. Të gjithë ushtarakët, nga data 1 korrik, do të kenë një pagë 30% më të lartë”, tha Peleshi.

“Çka do të thotë se paga minimale e çdo ushtaraku do të jetë 51 000 lekë, shtuar këtu pagesat shtesë të trajtimit ushqimor dhe vështirësive”, shtoi ministri i Mbrojtjes.

Politike Niko Peleshi Pagat Ushtria