Sport22 Shtator 2019, 13:16

Ministri shpërthen ndaj Milanit: Ekip i tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Ministri shpërthen ndaj Milanit: Ekip i tmerrshëm!

Milani u mund nga Inter në derbin e radhës dhe tek tifozët e Milanit zhgënjimi ka kapur majat, duke qenë se kanë më shumë se tre vite që nuk fitojnë një derbi ndaj zikaltërve, ndërsa në fund të ndeshjes Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini (tifoz i thekur i Milanit) shpërtheu në akuza ndaj drejtuesve, duke theksuar se lojtarët që kanë qenë të mëdhenj nuk janë drejtues të zotë, duke iu referuar Maldninit dhe Boban.

 “Kjo është hera ime e parë që largohem pa përfunduar ndeshja nga stadiumi. Vendosa se kisha parë mjaftueshëm, kur Biglia e dërgoi atë goditje dënimi tek Curva Sud”.

Ricardo Rodriguez ishte i tmerrshëm, Suso nuk ka interpretuar për një kohë të gjatë … Klubi? Ku është klubi? E vetmja gjë pozitive që pashë sonte ishte Rafael Leao dhe ai u zëvendësua”, tha politikani italian fillimisht.

Sport Milan