Bota 9 Tetor 2022, 16:16

Ministri sllovak i Mbrojtjes ironizon: Me rastin e ditëlindjes së 70-të të Putinit, i dërguam Ukrainës dy topa Zuzana!

Shkruar nga Pamfleti

Ministri sllovak i Mbrojtjes ironizon: Me rastin e ditëlindjes së 70-të të Putinit, i dërguam Ukrainës dy topa Zuzana!

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, “me rastin e 70-vjetorit” të datëlindjes së shefit të Kremlinit Vladimir Putin, ka ironizuar duke njoftuar se i kanë dërguar Ukrainës dy topa të kalibrit të madh të quajtur Zuzana.

Përmes një mesazhi në Twitter, Nad publikoi fotografitë e armëve të kalibrit të rëndë në Ukrainë.

“Për ta festuar ditëlindjen e tij të 70-të, agresorit Putin i kemi dhënë edhe një dhuratë. Edhe dy topa Zuzana 2, që tashmë gjenden në Ukrainë (edhe shumë tjerë në të ardhmen)”, ka shkruar Nad.

Nuk është vetëm Sllovakia që po e ndihmon Ukrainën që t’i kundërpërgjigjet agresionit rus. Vende të shumta perëndimore i kanë dërguar sasi të mëdha armatimi. Megjithatë, ato që ndryshuan më së shumti rrjedhën e luftës në Ukrainë, janë sistemet e avancuara raketore të SHBA-së, HIMARS që po i shkaktojnë humbje të mëdha rusëve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E së fundmi rusët janë në panik për shkak të shpërthimit të urës, që lidh Krimenë me Rusinë dhe pjesën tjetër të Ukrainës. Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Putini Ukrainë.