Bota 1 Mars 2022, 16:17

Ministri turk telefonon homologun rus, i kërkon armëpushim urgjent

Shkruar nga Pamfleti
Ministri turk telefonon homologun rus, i kërkon armëpushim urgjent

Turqia i ka dërguar një tjetër ultimatum Rusisë që të tërhiqet nga sulmi ushtarak në Ukrainë. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, ku i ka kërkuar që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Mësohet se ai ka ngritur shqetësimin se Europa do të përballet me një krizë humanitare.

Sipas “The Guardian”, ministri turk ja ka bërë të qartë homologut të tij se Ankaraja do të vijojë të ndihmojë Ukrainën dhe do të punojë për vendosjen e paqes në rajon. Të hënën, Turqia tha se u kishte kërkuar të gjitha vendeve që të mos kalonin ngushticat e saj në Detin e Zi sipas një pakti të vitit 1936, duke kufizuar kalimin e disa anijeve luftarake ruse. Ndërkohë dronët që Turqia ka dërguar në Ukrainë i kanë dhënë ndihmë shumë të madhe Kievit që të përballojë sulmet nga Rusia.

Bota #Rusi #Turqi #Ukraine #Lufte