Bota 2 Shkurt 2023, 08:54

Ministri ukrainas: Rusia po planifikon ofensivë të madhe me 24 Shkurt

Shkruar nga Pamfleti

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se Rusia po përgatit një ofensivë të re dhe të madhe teksa paralajmëroi se ajo mund të nisë me 24 Shkurt.

Reznikov tha se Moska kishte në gatishmëri mijëra trupa dhe mund të provojë një ofensivë të madhe, si një formë për të shënuar përvjetorin e pushtimit fillestar të vitit të kaluar. Sulmi do të shënonte gjithashtu Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë më 23 Shkurt.

Reznikov tha se Moska kishte mobilizuar rreth 500,000 trupa për ofensivën e mundshme.

“Zyrtarisht ata njoftuan 300.000, por kur shohim trupat në kufi, sipas vlerësimeve tona është shumë më tepër”, tha ai për rrjetin francez BFM.

Ndërkohë, sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës nuk kanë të ndalur pasi së fundmi 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi në qytetin Kramatorsk. Ndërsa 8 të tjerë u plagosën në qytet në rajonin e Donetsk pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi.

Shifra e fataliteteve pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit krehin rrënojat.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar terrorizmin rus është ta mposhtim atë. Me tanke, avionë luftarakë, raketa me rreze të gjatë”, u shpreh Zelensky.

Ukraina ka rinovuar kohët e fundit thirrjet për avionë luftarakë për të ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet ajrore pasi Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe ranë dakord t’u dërgonin atyre tanke.

Kohët e fundit, Ukraina ka përsëritur thirrjet për avionë luftarakë për të ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet ajrore nga Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe, shtete këto që ranë dakord për t’ju dërguar atyre tanke.

Bota #24 Shkurt ministri ukrainas Rusia