Sport17 Qershor 2022, 15:22

Ministria e Arsimit refuzon propozimin e FSHF, nuk ka hapje të basteve

Shkruar nga Pamfleti
Ministria e Arsimit refuzon propozimin e FSHF, nuk ka hapje të basteve

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me ligjin e sponsorizimit, por mbi të gjitha për kërkesën e këtyre të fundit për rikthimin e basteve sportive.

Duke ju referuar kërkesës së kryetarit të FSHF-s Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve për hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018.

Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimumi 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit.
Ministrja Evis Kushi, deklaroi se e përjashton kategorikisht rikthimin e pikave të basteve, teksa deklaroi se është kundër përsëritjes së katrahurës së sallave të bixhozit, bingove e basteve, si shkak i pasojave negative që sjell ky fenomen social në familjet shqiptare.

I kam ndjekur vazhdimisht me shumë vëmendje diskutimet e fundit nga përfaqësues të ndryshëm të komunitetit të sportit në lidhje me çështjen e rihapjes së basteve sportive. Natyrisht që pretendimet e tyre për tregun e zi të basteve nuk janë pa bazë, madje ka pasur edhe operacione policore në këtë drejtim. Por ndërkohë ne jemi të vetëdijshëm që në të gjithë botën, madje edhe në vendet më të zhvilluara, problemi i tregut të zi digjital të basteve sportive është shumë i ndjeshëm”, tha Kushi.

Kjo deklaratë erdhi si reagim, referuar kërkesës së kryetarit të FSHF-s Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve për hapjen e basteve sportive të mbyllura që prej 2018. Sipas tyre bastet duhet të hapen dhe minimumi 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit.

Sport Duka FSHF kushi