Kosova 7 Tetor 2022, 11:26

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Ministria kosovare e Financave ka njoftuar të premten se pagat e mësimdhënësve do të procedohet gjatë së premtes, por me një kusht.

Kjo ministri ka kërkuar nga organizatat buxhetore që t’i rikonfirmojnë listat e pagave, duke marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga Ministria e Arsimit, që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit shtator.

Sipas njoftimit, nëse kjo procedurë përfundon dhe pas rikonfirmimit të listave, pagat e mësimdhënësve do të procedohen sot.

“Organizatat buxhetore duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, thuhet në njoftim.

Pagat e muajit shtator për punonjësit e arsimit nuk janë ekzekutuar ende në Kosovë për shkak të grevës së përgjithshme që është mbajtur nga 25 gushti deri më 1 tetor.

Prishtine Greva në arsim ministria e Financave Pagat

Kosova