alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve

02/12/2021, 7:56
ne Aktualitet
A A
Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve

Ministria e Shëndetësisë sinjalizon rinovimin e 4 kontratave koncesionare PPP, pas përfundimit të afateve

Koncesionet me Partneritet Publik Privat (PPP) në sektorin e shëndetësisë të kritikuara gjerësisht për kostot e larta kundrejt efikasitetit duket se do të rinovohen pas përfundimit të afateve.


-Lexo edhe:

“Dona nuk ishte e droguar”, flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Atë e braktisën të gjithë

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

Ministria e Shëndetësisë nxori këto ditë për konsultim strategjinë 10-vjeçare deri më 2030 për ecurinë e politikave dhe financimeve në sektor.

Koncesioni PPP për kontrollin bazë të popullsisë nisi në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, por në planin e qeverisë për 10 -vjeçarin në vijim do shërbimi do të vijojë deri në vitin 2030 dhe synohet të zgjerohet mosha e përfituesve që tani është 35-70 vjeç.

Koncesioni tjetër PPP për sterilizimin e sallave kirurgjikale nisi zbatimin në vitin 2015 dhe përfundon në vitin 2024, por Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shërbimet do të vijojnë deri në vitin 2030.

Koncesioni i shërbimit të Dializës është bërë aktiv në vitin 2016 dhe mbarin në vitin 2025, por shërbimi do të vijojë së paku deri në vitin 2030.

Koncesioni i shërbimeve laboratorike nisi në vitin 2019 dhe përfundon në vitin 2028, por do të vijojë së paku deri me 2030 sipas planifikimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e shëndetësisë lajmëroi se kostot për këto koncesione do të jenë të njëjta edhe pas përfundimit të kontratave. “Kostoja e marrjes së shërbimeve si kontrolli mjekësor bazë për grup moshat 35-70 vjeç, zgjerimi i rrjetit të laboratorëve në spitalet universitare dhe rajonale, rritja e aksesit për qytetarët që përfitojnë nga paketa e shërbimit të dializës në të gjithë vendin dhe vazhdimësia e përdorimit të seteve të sterilizimit në shërbimin spitalor publik është llogaritur deri në vitin e përfundimit të kontratës. Për shpenzimet deri në vitin 2024 janë vendosur shpenzimet sipas PBA 2022-2024. Ndërsa shpenzimet pas vitit 2024 janë vendosur duke marrë për bazë shpenzimin e parashikuar për vitin 2024, sipas PBA 2022-2024”, thuhet në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësie.

Ndikimi buxhetor i koncesioneve në shëndetësi bëhet më i vështirë për faktin se raportimet nga Ministria Financave nga viti në vit ndryshojnë si për vlerën e plotë kontratave apo edhe për pagesat vjetore. Të tjera vlera ka kontrata e shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike, të tjera në regjistrin e koncesioneve dhe vlera të tjera raporton Ministria e Financave për efektet të pagesave që ajo kryen.

Veç të tjerash Kontrolli i Lartë i Shtetit vuri në dukje se pagesat e TVSH që qeveria bën ndaj koncesioneve PPP ne shëndetësi janë të paligjshme.

”Konstatohet se, edhe për vitin 2020, vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-Up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322 milionë lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbim duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH. Praktika vazhdon bazuar edhe në interpretimin e DPT, e cila ka referuar shërbimin si të tatueshëm”- raportoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga auditimi për dy nga tre kontrata koncesionare, “Check-Up” dhe “Sterilizimi”, rezultoi se aplikohet Tatim mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20 % mbi çmimin e kontraktuar. Ndërsa për shërbimin e “Hemodializës”, ky tatim nuk aplikohet. Megjithëse të tre shërbimet e sipërcituar janë pjesë e zinxhirit të ofrimit të shërbimit shëndetësor ndaj pacientit nga institucione shëndetësore të licencuara, si dhe faturojnë njëlloj shërbimin drejt institucioneve shtetërore prej dhe nga paguhen, mënyra e faturimit të tyre ndryshon.

Megjithëse KLSH, në vazhdimësi, ka këshilluar ndryshimin e mënyrës së faturimit për shërbimin e “Check-Up”, situata nuk ka ndryshuar, por ajo vijon edhe në koncesionin e “Sterilizimit”. Kjo mënyrë faturimi e shërbimit shëndetësor nuk është kundërshtuar nga Autoriteti, apo të jenë marrë nisma për qartësimin e frymës së ligjit me MFE, për zgjidhjen e ngërçit, i cili vijon të rëndojë në vazhdimësi financat publike./Monitor


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Burimi: Ministria e Financave
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

“Dona nuk ishte e droguar”, flet i dashuri i shqiptares që vrau veten në burg: Atë e braktisën të gjithë

11/08/2022, 19:38
Aktualitet

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

11/08/2022, 16:02
”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare
Aktualitet

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

11/08/2022, 14:31
Foto Ilustruese
Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

11/08/2022, 13:37
Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj
Aktualitet

Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj

11/08/2022, 12:55
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme
Aktualitet

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

11/08/2022, 10:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
A mund t’i kundërvihet Kinës “Porta Globale” e BE-së?

A mund t’i kundërvihet Kinës “Porta Globale” e BE-së?

Pastron tërësisht mëlçinë, shkrin rërën në veshka dhe iu rinon, mësoni recetën që bën mrekullinë

Pastron tërësisht mëlçinë, shkrin rërën në veshka dhe iu rinon, mësoni recetën që bën mrekullinë

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In