Po përse grupi parlamentar i PS-së u bë avokat i Olta Xhaçkës? E cila realisht ka shkuar në një rrugë pa kthim, por që duket do të marrë edhe të tjerë pas vetës, ngaqë e trashi shumë zullumin…
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën është një zhvillim shumë i rëndësishëm, më shumë se politik. Ministrja e Jashtme e Edi Ramës, nuk mund të mbrohet më as nga qeveria as nga shumica Parlamentare.
Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Kuvendit, që të përcaktojë qartësisht në vendim konfliktin e interesit që zotëron ministrja e Jashtme, e jo ndalimin apriori të një çështje që duket se ekziston.
Ku është problemi? Shumë e thjeshtë!
Olta Xhaçka, është gruaja e Artan Gaçit, i cili ka marrë një benefit qeveritar si invstitor strategjik. Në momentin aktual, Gaçi ka përfituar shfrytëzimin e një territori plazhi që është publik ligjërisht. E që në thelb është benefit, si i tillë, këtë e ka përfituar jo indirekt por direkt shefja e diplomacisë shqiptare.
Që do të thotë se nëse përfiton një favor apo hapësirë ekonomike, nuk mund të jesh as deputet, as ministër as zyrtar. Këtë e thotë në mënyrë të qartë Kushtetuta e Shqipërisë, e cila nuk lejon që një zyrtar i lartë i shtetit të përfitojë në çfarë do lloj forme nga buxheti dhe pasuritë e shtetit.
E në këtë rast, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dy precedentë thuajse të ngjashëm si Ilir Beqaj e Koço Kokëdhima, të cilët bazuar në vendime përkatëse nuk kanë pasur përfitime më shumë se Olta Xhaçka.
Në rast se Xhaçka nuk do të ishte e martuar me Artan Gaçin, atëherë mund të trillojë siç ka bërë se një biznesmen ka të drejtë të krijojë lehtësirat që i jep ligji.
Një zyrtar i lartë të shtetit, pra deputet a ministër, Kushtetuta e ligji janë taksative: Nuk mund t’i përfitojë pasi përbën konflikt interesi. Madje i pastër. Por në këtë rast, kur mazhoranca e ka mbrojtur Olta Xhaçkën, edhe pse ka shkelur Kushtetutën, precedent precipiton në një situatë skandaloze për Partinë Socialiste. Pasi Edi Rama ka thënë se nëse një zyrtar ka probleme me drejtësinë, ne nuk bëhemi avokatë të tij. Po përse grupi parlamentar i PS-së u bë avokat i Olta Xhaçkës? E cila realisht ka shkuar në një rrugë pa kthim, por që duket do të marrë edhe të tjerë pas vetës, ngaqë e trashi shumë zullumin…/Pamfleti