Aktualitet21 Tetor 2018, 18:15

Ministrja Gjonaj e ashpër me socialistin që e shkarkoi si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, reagon menjëherë pas arre

Shkruar nga Pamfleti
Ministrja Gjonaj e ashpër me socialistin që e shkarkoi si drejtor

Arben Çuko, ish drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është vënë në pranga ditën e sotme. Çuko është arrestuar pas urdhër arrestit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që mbante këtë post. Menjëherë ka ardhur reagimi nga Ministria e Drejtësisë.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:

Pak minuta më parë, Policia e shtetit ka njoftuar se ka kryer arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko.

Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, në datën 3.09.2018 i kam propozuar Kryeministrit shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko. Shkarkimi i tij imediat për keqmenaxhim të patolerueshëm dhe dyshime të forta për korrupsion, ka çuar në një hetim të thelluar administrativ.

Në cilësinë gjithashtu edhe të Koordinatores Kombëtare të Task-Forcës Antikorrupsion i kam dërguar prokurorisë të gjitha materialet e konstatuara nga auditimi i brendshëm si shkelje të kryera në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve.

E përshendes dhe e mbështes prokurorinë në zbardhjen deri në fund të veprimeve të ish-drejtorit dhe shpreh edhe njëherë vullnetin e hekurt të qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin pa bërë dallime të asnjë natyre.

Vija e sjelljes së kësaj qeverie ndaj korrupsionit është e qartë: Çdokush që shkel ligjin ka punë me drejtësinë. Pa dallim ngjyre, përkatësie politike apo ideje të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe do të përgjigjen po njësoj përpara tij.

Aktualitet Arben Çuko Ministrja Gjonaj