Aktualitet 2 Maj 2018, 20:00

Ministrja Xhaçka zbulon detaje nga takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis

Shkruar nga Pamfleti
Ministrja Xhaçka zbulon detaje nga takimi me Sekretarin amerikan të

Ministrja Xhaçka zbulon detaje nga takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar detaje nga takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhaçka tha se i ka vënë në dispozicion SHBA dhe NATO-s, bazat e ushtrisë shqiptare, ajrore, detare dhe ato tokësore.

Por duket se Xhaçka nuk ka marrë një premtim nga Mattis nëse SHBA do të vendosë të ketë prezencë ushtarake në Shqipëri.

Sipas ministres Xhaçka, vendi ynë nuk kërcënohet vetëm nga influenca e Rusisë por edhe nga “Influenca nga Jugu”. Xhaçka përmendi këtu ekstremizmin fetar, por edhe shtete si Kina e Turqia.

Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me këtë kërkesë?

Në radhë të parë unë dua të vlerësoj angazhimin operacional të FA të Shqipërisë që kanë realizuar këto vite. Ne jemi për NATO-n por edhe për SHBA një faktor stabiliteti në rajon.

Ne diskutuam për të gjitha sfidat jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë.

Kërkesa jonë vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saja në Ballkanin Perëndimor.

Duke patur parasysh këtë bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha bazat tona.

A keni marrë ndonjë sinjal se NATO ka interes të ketë një bazë të tillë?

Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa.

Megjithatë unë mendoj që një prezencë e NATO apo SHBA në një vend që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se mund të jetë një aleat shumë i denjë, do të ishte një mundësi e mirë për modernizimin e forcave tona.

Padiskutim që kanë të bëjnë me ndikimin rus por edhe nga Jugu, ekstremizmi fetar.

Kjo kërkesë është bërë edhe më herët dhe duket se nuk ka një aprovim.

Ne nuk po diskutojmë për aprovim por për të thelluar bashkëpunimin me NATO dhe aleatët.

Ju folët dje për një rritje të ndikimit rus në Shqipëri, por përmendët se janë vënë re qëllime në rritje nga vende të tjera si Kina dhe Turqia.

Nuk besoj se këto janë çështje për t’u diskutuar në thellësi në një studio televizive.

Por është e vërtetë ajo që thashë më parë, influenca nga Rusia por edhe nga Jugu.

Ne i konsiderojmë këto bashkë me aleatët, sigurisht disa janë për t’u marrë seriozisht e disa jo.

I kam kërkuar kësaj kompanie të konsiderojë rritjen e kapaciteteve dhe ndonjë investim tjetër. Menaxhimin e sistemit e kryen Lockheed Martin dhe Gem electronica.

I kam këruar që të bëjnë një vlerësim të gjithë sistemit të monitorimit ajër, tokë, det. Si dhe të kenë një prezencë të shtuar të investimeve të indistrisë amerikane në vendin tonë.

Si i përgjigjeni zërave për fikje të radarëve?

Tërësisht të pavërteta, fikja e radarëve nuk ekziston.

 

Aktualitet Detaje Ministrja Xhaçkaj Sekretari amerikan Takimi