alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Miratimi i masave të reja anticovid, Kurti: I përgjigjen situatës aktuale pandemike

01/12/2021, 10:05
ne Prishtine
A A

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka komentuar sot vendosjen e masave të reja anticovid në Kosovë.


-Lexo edhe:

Bisedimet Kosovë- Serbi pa rezultat, diplomati amerikan zbulon “trukun” që mund të ndryshojë gjithçka: Serbia duhet të shkëputet nga Moska!

Tensionet në Veri, trupa shtesë nga Alabama National Guard për Kosovën

Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur se masat e reja i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit, i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

Kurti një ditë pas vendimit për masat e reja anti-covid tha se po ashtu se qeveria e ka shpallur vitin 2022, si vitin e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.

“Masa të reja kundër COVID-19, promovim dhe respektim i diversitetit e barazisë, katër projektligje të miratuara dhe dy vendime të mëhershme të shfuqizuara

Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë.

Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë.

Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri.

Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira…“, shkruan Kurti.

Kosova miratoi dje vendosjen e masave të reja mbrojtëse, ndaj Covid-19. Ndër masat që pësuan ndryshime, ishin ato që kanë të bëjnë me lëvizjen e udhëtarëve drejt dhe jashtë Kosovës.

Në vendim theksohet se çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo me dy doza, poashtu duhet ta posedojë një dozë të vaksinimit jo më të vjetër së katër javë së bashku me testin PCR negavit për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, ndërsa që nga data 3 janar 2022, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e të dy dozave të vaksinimit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
 Yuri Kim, o kapë “Peshk”, o “Peshqit” do ta hanë

 Yuri Kim, o kapë “Peshk”, o “Peshqit” do ta hanë

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim me kusht të Hashim Thaçit: Krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In