Aktualitet17 Korrik 2022, 00:04

"Miratimi i propozimit francez, vendim historik", Kovaçevski: Konferenca e parë Ndërqeveritare mbahet më 19 Korrik!

Shkruar nga Pamfleti
"Miratimi i propozimit francez, vendim historik", Kovaçevski:

"Miratimi i propozimit francez, vendim historik", Kovaçevski: Konferenca e parë Ndërqeveritare mbahet më 19 Korrik!

“Vendimi për të miratuar propozimin francez, përmbylli një proces historik për Maqedoninë e Veriut.”

Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë një deklarate për shtyp, ndërsa thekson se Konferenca e Parë Ndërqeveritare do të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

“Miratuam vendim për pranimin e propozimit francez të 30 qershorit. Me këtë vendim e respektojmë procesin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Në këtë seancë qeveritare e përmbyllëm në mënyrë objektive edhe një proces historik për vendin tonë. Sot kam nderin ta paralajmëroj datën për konferencën e parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

Pastaj, Evropa do të jetë në Shkup, a Republika e Maqedonisë së Veriut në Bruksel me kapacitete të plota, qasje në fonde, njohuri, parime të vërteta dhe më e rëndësishmja, vlera ndaj të cilave përpiqemi dhe i dëshirojmë dhe të gjitha ato në bazë të identitetit tonë, veçantisë nacionale dhe shtetërore dhe historisë e cila do të shihet në të gjitha qendrat evropiane”, tha kryeministri.

Sa i përket protokollit për nënshkrimin e marrëveshjes me Sofjen zyrtare, Kovaçevski paralajmëroi se ministri i Jashtëm, Bujar Osmani do ta informojë Republikën e Bullgarisë kur shkresat të jenë gati.

Shkupi BE integrimi Konferenca e parë Ndërqeveritare Kovaçevski negociata propozimi francez