Aktualitet11 Qershor 2022, 12:16

Miratohet harta e re gjyqësore! Shqipëria me 1 Apel, 13 gjykata të shkallës së parë dhe 2 Administrative

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet harta e re gjyqësore! Shqipëria me 1 Apel, 13 gjykata

Miratohet harta e re gjyqësore! Shqipëria me 1 Apel, 13 gjykata të shkallës së parë dhe 2 Administrative

Miratohet harta e re gjyqësore!

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme dedikuar “Hartës së Re Gjyqësore”, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi raportin vlerësues përfundimtar të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave.

Pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit, KLGJ ka arritur në dakordësi përgjatë Mbledhjes Plenare për riorganizimin e gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, duke miratuar draftin i cili do t’i kalojë për mendim Këshillit të Ministrave, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

Nga 22 gjykata të rretheve gjyqësore do të kemi 13 të tilla, 2 gjykata Administrative, si dhe një gjykatë Apeli për të gjithë vendin. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një Gjykatë e Shkallës së Parë në Sarandë.

Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë, ndërsa 13 gjykatat e tjera të Shkallës së Parë që mundën të mbijetojnë, do të kenë kompetenca tokësore si më poshtë:

Aktualitet Harta e re Gjyqësore KLGJ ligji