Politike29 Tetor 2022, 12:12

Miratohet rezoluta e Partisë së Lirisë: Ndryshimet në Kushtetutë vetëm me referendum!

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet rezoluta e Partisë së Lirisë: Ndryshimet në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka prezantuar Rezolutën në Konventën Kombëtare duke vënë theksin te Referendumi. Sipas tij, qytetarët mund të shprehin sovranitetin me Referendumin sa herë pushteti i bllokon llogaridhënien. Rezoluta u miratua me unanimitet të plotë.

Ilir Meta tha se synimi i tij është largimi i qeverisë Rama. Ndryshe nga tani, Meta, tha më tej se referendumi është mjeti magjik për t’i dhënë zë qytetarit.

“Vetëm për shkak të rilindjes, Shqipëria është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Qytetarë të pafajshëm, të rinj dhe fëmijë vriten nga dora e policisë së patronazhistëve.

Sot jemi vendi më i varfër në Europë dhe rajonin tonë, por kemi çmimet më të larta të karburantit, ilaçeve, qirave, kostos bazike të cdo familje. Ashtu sikur kemi edhe taksat më të larta.

Shqiptarët, presin shembjen e “burgut” ku jetojmë dhe heqjen e “prangave”. Referendumi është mjeti ynë magjik që populli nuk ka për të fjetur më. Koha nuk pret më. Ti japim fund regjimit” tha ai.

Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë:

1.Në Nenin 6.1. në Kapitullin “Parimet Themelore”, shtohet paragrafi “f”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“f. Referendumi i brendshëm, si mekanizëm i përfaqësimit direkt të vullnetit të anëtarëve, lidhur me çështje të rëndësishme të organizimit të brendshëm, ndryshimeve statutore e programore dhe vendimmarrjeve të caktuara, strategjike të partisë.”

2. Në kapitullin VII me titull “Anëtarësimi”, shtohet Neni 7.3./1, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Kërkesa për anëtarësim mund t’i drejtohet edhe Organizatës së PL-së në një Qendër Votimi të ndryshme nga ajo ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes, në rastet kur kërkuesi banon përkohësisht aty dhe jep kontribut. Kjo kërkesë, shqyrtohet nga Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative që përfshin Organizatën e QV-së ku drejtohet kërkesa dhe nëse plotëson kushtet e Nenit 7.1. dhe pranohet, anëtarësimi i njoftohet Organizatës së Qendrës së Votimit ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.”

3. Në Nenin 7.8. ku përshkruhen të drejtat e anëtarëve të Partisë së Lirisë, shtohen dy paragrafë të rinj “g” dhe “h”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“g. të propozojë mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti. Referendumi në këtë rast, mbahet kur atë e kërkojnë pesë mijë anëtarë në nivel kombëtar;

19. të votojë për çështje që hidhen në referendum, sipas parashikimeve të Nenit 19.3.;”.

20.Neni 8.1., në Kapitullin “Masat Disiplinore” ndryshohet si më poshtë vijon:

“8.1. Çdo anëtar i PL-së, që shkel në mënyrë të përsëritur detyrimet e parashikuara në Nenin 7.7., i nënshtrohet në mënyrë të përshkallëzuar marrjes së masave disiplinore.”

5. Në Nenin 8.2., si masë disiplinore, shtohet pika “c”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“c. çregjistrimi.”

6. Neni 8.4., ku përcaktohen forumet që marrin masat disiplinore, ndryshohet si më poshtë vijon:

“8.4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të PL-së dhe të Kryetarit të Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit, i drejtohet Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për delegatët e Konventës Kombëtare, i drejtohet Komitetit Drejtues Kombëtar, ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të PL-së, të zgjedhur apo të emëruar nga forumet e PL-së, kërkesa i drejtohet forumit, i cili e ka zgjedhur.”

7. Neni 9.4., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel vendor, ndryshohet si më poshtë vijon:

“9.4. PL-ja në nivel vendor ka këtë organizim:

Organizata pranë Qendrës së Votimit – OQV

Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative – KNJA

Komiteti Drejtues i PL-së në Bashki – KDB

Kryesia e PL-së në Bashki

Sekretari Politik i Qarkut”.

8. Në Nenin 9.5., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel qendror, hiqet “Departamenti i Organizimit”.

9. Në Kapitullin X, titullit “Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative”, i shtohet togfjalëshi “(ish–komunat)” dhe Neni 10.10., ndryshohet si më poshtë vijon:

“Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative (ish-komunat)

10.10. Kryesia e Njësisë Administrative përbëhet nga Kryetarët e PL-së në OQV.”

Nenet 10.11., 10.14. dhe 10.15., që I referohen Kryesisë së Partisë së Lirisë në Njësitë Administrative, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:

10. Neni 10.11.:

“Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative zgjidhet në mbledhjen e parë të Kryesisë së PL-së në Njësinë Administrative.”

11. Neni 10.14.:

“Kryesia e Njësisë Administrative gjatë ushtrimit të aktivitetit politik:

“10.15. PL në Njësinë Administrative drejtohet nga kryetari i PL-së në Njësinë Administrative, i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të fshehtë nga anëtarët e Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative, për një periudhë katër vjeçare.”

“10.21. KD i PL-së së Bashkisë realizon drejtimin politik dhe organizativ të PL-së në periudhën midis dy zgjedhjeve në parti:

Nenet 10.22., 10.23. dhe 10.24., ku përcaktohet organizimi dhe kompetencat e Kryesisë së Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohen respektivisht si më poshtë:

15. Neni 10.22.:

“10.22. Kryesia e PL-së në Bashki përbëhet nga kryetarët e PL-së të Njësive Administrative, që janë anëtarë të saj pa votim dhe anëtarët që propozohen dhe zgjidhen me votim të fshehtë nga KDB. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Bashkisë, miratohet nga Kryesia e PL-së. Neni 10.23.:“10.23. Kryesia e PL-së në Bashki mblidhet të paktën një herë në muaj. Ajo thirret nga Kryetari i PL-së në Bashki ose nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë së PL-së në Bashki.”

16.Në Nenin 10.24., shfuqizohet paragrafi “e”.

Neni 10.25., ku sanksionohet roli i Kryetarit të Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:

“10.25. Kryetari i PL-së së Bashkisë si rregull zgjidhet nga anëtarësia e bashkisë, me votim të fshehtë, me më shumë se një kandidat, sipas parimit një anëtar-një votë, ose në mungesë të kandidaturave alternative, zgjidhet me votim të fshehtë nga KDB, për një periudhë katër vjeçare. Vendimin mbi mënyrën e votimit të Kryetarit të PL-së në Bashki, e merr Kryesia e PL-së në Bashki, pas miratimit të kandidaturës apo kandidaturave të paraqitura.”

“Sekretari Politik i Qarkut

10.31. Sekretari Politik i Qarkut caktohet me vendim nga Kryesia e PL-së.

Sekretari Politik i Qarkut koordinon dhe monitoron veprimtarinë e strukturave dhe forumeve vendore, si dhe të kandidatëve për organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat zgjedhore.”

21.Në Nenin 11.7., ku përcaktohen kompetencat e Konventës Kombëtare, shtohet paragrafi “g”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“g. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë Kryetarin e PL-së, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjen e Kryetarit të PL-së, paraqitet vetëm një kandidaturë.”

Nenet 11.12. dhe 11.14., nën kapitullin ku përcaktohet organizimi dhe funksionet e Komitetit Drejtues Kombëtar, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:

22.Në Nenin 11.12., paragrafi “n”, ndryshohet si më poshtë vijon:

“n. Komiteti Drejtues Kombëtar ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy Konventave, deri në 25% të anëtarëve të KDK-së;”

Si dhe shtohet paragrafi “u”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“u. propozon me shumicën e anëtarëve mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti dhe miraton me vendim procedurën për zhvillimin e referendumeve.”

23.Në Nenin 11.14., pas togfjalëshit “…me vendim të Kryesisë”, shtohet togfjalëshi “… ose nga Kryetari i PL-së.”

24. Në Nenin 11.20., ku sanksionohet “Kryesia e Partisë së Lirisë”, paragrafët “g”, “h” dhe “j” ndryshojnë përmbajtjen si më poshtë vijojnë respektivisht:

“g. miraton numrin e anëtarëve të KDB-ve;

“11.25. … Nëse pas përfundimit të afatit të aplikimeve për konkurrimin për Kryetar të PL-së, rezulton i regjistruar vetëm një kandidat, zgjedhja e Kryetarit të PL-se bëhet nga anëtarët e Konventës Kombëtare, me votim të fshehtë.”

28.Shtohet kapitull i ri me numër XIX, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“XIX. MBAJTJA E REFERENDUMEVE

19.1. Anëtarët e PL-së kanë të drejtë të propozojnë mbajtjen e referendumeve.

19.2. Çështjet që mund të shqyrtohen në referendum janë ato lidhur me normat e Statutit, Programit dhe organizimit të brendshëm të PL-së.

19.3. Referendumet në PL mund të thirren nga shumica e anëtarëve të KDK-së së PL-së ose nga pesë mijë anëtarë. Për votimin e referendumeve thirret në votim e gjithë anëtarësia në nivel kombëtar.

19.4. Çështja e hedhur në referendum konsiderohet e miratuar, kur atë e votojnë pro, jo më pak se tre të pestat e anëtarëve pjesëmarrës në votim.

19.5. Procedurat për zhvillimin e referendumeve përcaktohen me vendim të KDK-së së PL-së.”

29. Shtohet kapitull i ri me numër XX, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“XX. DISPOZITË TRANZITORE

20.1. Në rastet kur një apo më shumë strukturave të organizimit qendror apo vendor të PL-së iu ka kaluar afati statutor i ushtrimit të kompetencave apo funksioneve të tyre, vendimet merren sipas rastit nga strukturat e tjera, të cilat vazhdojnë të gëzojnë legjitimitet sipas Statutit.”

Politike Meta PL rezoluta