Aktualitet24 Nëntor 2022, 10:18

Miratohet sot buxheti, pedagogët protestojnë para Kuvendit: Nuk na bënë pjesë të diskutimit!

Shkruar nga Pamfleti

Pedagogët i rikthehen protestave. Lëvizja universitare, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kanë protestën e radhës para parlamentit. Ata janë mbledhur te parlamenti me pankarta në duar duke përsëritur kërkesat e tyre,

Pedagogët deklaruan se edhe pse kishin kërkuar të ishin pjesë e diskutimit në komision për buxhetin, kërkesa e tyre nuk u pranua.

 “Ne i kemi kërkuar që më 24 tetor komisionit të edukimit që të ishim pjesë e diskutimeve në komision për buxhetin. Meqenëse ky komision nuk na thirri dhe pse ishim grup interesi dhe kërkonim rritjen e buxhetit për arsimin dhe shkencën ne sot kemi dalë të protestojmë’, thanë pedagogët.

Protesta mbahet në të njëjtën ditë kur parlamenti do të debatojë dhe miratojë buxhetin 2023. Deri në fillim të nëntorit pedagogët protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritje të buxhetit nga qeveria për kërkimin shkencor.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Buxheti pedagogët protestë