Bota17 Nëntor 2022, 20:37

"Mirëkuptojmë stresin e Ukrainës..."/ Presidenti polak viziton zonën e sulmit raketor: Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti polak Andrzej Duda ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë në fshatin rural polak të Przewodow, në lindje të vendit, zonë në të cilën një raketë e devijuar nga mbrojtja ukrainase iu mori jetën dy personave dhe la të plagosur 4 të tjerë.

Gjatë vizitës, Duda shprehu mirëkuptimin për gjendjen e vështirë të Ukrainës, duke shtuar se: “Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë për ta dhe ka emocione të mëdha, ka gjithashtu stres të madh.”

Ditën e djeshme Polonia dhe NATO thanë se ka të ngjarë që raketa të jetë goditur aksidentalisht nga mbrojtja ajrore ukrainase. Megjithatë, Ukraina mohoi se ishte rasti. Rrethanat rreth goditjes me raketë mbeten ende të paqarta. Vlen të theksohet se, Rusia ka nisur një tjetër breshëri sulmesh ndaj Ukrainës këtë të enjte – teksa Kievi u mbulua nga bora e parë e sezonit.

Megjithëse kishin premtuar për një “pauzë dimërore” sa iu përket sulmeve në muajt e ardhshëm, vërshimi i raketave mëngjesin e sotëm shërben si tregues se Moska nuk është ende gati të bëjë hapa pas. Mediat dhe autoritetet ukrainase konfirmuan se shënjestër e sulmeve ishte infrastruktura kritike, ndërkaq 4 persona kanë humbur jetën dhe 24 të mbetën plagosur në sulmet ndaj civilëve. Një bombardim i ngjashëm la pa energji dhjetë milionë familje të martën.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota #lufta në Ukrainë Andrzej Duda