
Presidenti Rexhept Taip Erdogan tha sot se Turqia e sheh pozitivisht aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet Suedinë. Sipas tij, për sa kohë digjet Kurnai, Suedia ta harrojë NATO-n.
“Ne po monitorojmë me kujdes zhvillimet lidhur me procesin e zgjerimit të NATO-s. Suedia as të mos e marrë mundimin të përpiqet të çojë përpara kërkesën e saj. Ne nuk do t’i themi po aplikimit të tyre për anëtarësim në NATO, për sa kohe atje do të lejohet djegia e Kuranit, përpara syve të forcave të sigurisë. E shohim pozitivisht kërkesën e Finlandës, por negativisht atë të Suedisë”, tha Erdogan në një fjalim në Parlament.
Tensionet mes Turqisë dhe Suedisë u rritën ndjeshëm gjatë muajit të kaluar për shkak të protestave kundër Turqisë, në një kohë që Suedia pret që Ankaraja të japë miratimin për anëtarësimin e saj në NATO.
Duke folur të martën në një konferencë për shtyp, kryeministri i Suedisë Ulf Kristesson tha se protestuesit islamofobikë dhe kundër zotit Erdogan që kanë zemëruar Turqinë dhe kanë vënë në rrezik anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës janë “idiotë të dobishëm” që ndihmojnë ata që i duan të keqen Suedisë.