Politike17 Maj 2022, 19:28

"Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve"/ Abuzimet me pasurinë publike, Rama ironizon opozitën: Duhet të gllabërojmë edhe Teatrin e Operës!

Shkruar nga Pamfleti
"Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve"/ Abuzimet me

"Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve"/ Abuzimet me pasurinë publike, Rama ironizon opozitën: Duhet të gllabërojmë edhe Teatrin e Operës!

Kreu i qeverisë Edi Rama mori pjesë në firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama i është përgjigjur me tone sarkastike akuzave të opozitës sa i përket abuzimeve të qeverisë me veprat publike, kur tha se “duhet të gllabërojmë edhe teatrin e Operas, siç gllabëruam Butrintin”, dhe një sërë veprash të tjera.

“Do përpiqem të flas sa më shkurt për shkak se së bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim duhet të gllabërojmë edhe teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam sic e dini, pazarin e Korçës, pazarin e ri këtu në Tiranë, stadiumin Qemal Stafa mbase nuk e dini, por e kemi gllabëruar dhe shumë akte të tjera nga këto që do të dalin në dritë besoj”, tha Rama.

Përmes një mesazhi drejtuar Drejtuesit të Fondacionit, Michael Grenoff, Rama i tha me ironi “mirëserdhe në klubin e të korruptuarve”.

Me një cikël punësimi të të rinjve që është një cikël i ri që iu garanton punësim cilësor pa qenë të detyruar të lëvizin nga shtëpia. Por duke u integruar në tregun global. Duke ofruar dijet e tyre për kompani kudo në botë. Sot kemi një numër të rinjsh që e bëjnë këtë. Janë të rinj të talentuar,  të angazhuar në këtë punë. Shembulli i tyre është frymëzim për ne që ta kthejmë në lëvizje. Patjetër që do ia dalim përsa kohë kemi partnerë si fondi që bën një rrugë e dy punë, edhe i gllabëron këto pasuruitë tona dhe i bën që pasuritë tona të dalin në dritë dhe të përfitojnë të gjithë. Dhe shqiptarët që dëgjojnë këto dy çështje, e ndajnë mendjen se çfarë janë. Meqenëse çështja e Butrintit doli fuqishëm në këtë kohë, doja t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar. Kisha kohë që e prisja që të merrte këtë pagëzim. Mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe kriminelëve, dhe shpresoj që të ndiheni më mirë dhe më i rritur” – tha Rama.

Politike Opozite PS Rama