Sport23 Maj 2022, 18:23

“Mirësevini në Tiranë”, Shqipëria në sytë e botës, UEFA prezanton kryeqytetin përpara finales së Conference League (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Mirësevini në Tiranë”, Shqipëria në

“Mirësevini në Tiranë”, Shqipëria në sytë e botës, UEFA prezanton kryeqytetin përpara finales së Conference League (Video)

Faqja zyrtare e UEFA-s për Ligën e Konferencës, ka postuar ditën e sotme një video ku pasqyrohet Tirana, ku do të luhet finalja e madhe mes Romës dhe Fejnordit. 

Në një video 30 sekondëshe shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi…për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të luftojnë Roma dhe Fejnrdi me kupën e ekspozuar në stadium. 

“Mirësevini në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Ngrini duart lart nëse do të jeni në finale”, shkruhet në postim. 

☀️ Welcome to Tirana, the capital of Albania ?

Hands up if you'll be at the #UECLfinal ? pic.twitter.com/zq0QiGfAeE

— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 23, 2022

Sport finalja e Conference League UEFA