Sport24 Maj 2022, 19:28

“Mirësevjen në Romën e vogël, mister Murinjo”, Tirana i uron mirëseardhjen teknikut portugez të Romës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Mirësevjen në Romën e vogël, mister Murinjo”,

“Mirësevjen në Romën e vogël, mister Murinjo”, Tirana i uron mirëseardhjen teknikut portugez të Romës (Foto)

Skuadra e Romës ka mbërritur në Tiranë dhe mbështetësit shqiptarë të skuadrës verdhekuqe kanë bërë gati një mesazh për teknikun portugez, Zhoze Murinjo. 

Në sheshin “Nënë Tereza”, në një banderolë gjigante shkruhet: “Mirësevjen në Romën e vogël, mister Murinjo”, teksa portugezi shihet në një motor. 

Autobusi i skuadrës së kryeqytetit italian do të kalojë në këtë zonë për t’u akomoduar në hotel, teksa pritet me padurim reagimi i Murinjos teksa ta shohë këtë mesazh. 

Gjithashtu këtë urim i ka shkruar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Instagramin e tij. 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Sport trajneri i Romës Zhoze Murinjo