Autoritetet helene kanë arrestuar katër shtetas shqiptar në një dyqan mishi në mes të Athinës, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Fshehja e drogës në ambiente ku prodhohen apo shiten produkte ushqimore është shndërruar në një ngjarje të zakonshme ditët e fundit. Policia greke ka gjurmuar një kasaphane në zemër të Athinës, ku përveç shitjes së mishit shpërndahej edhe drogë.
Policia e vendit fqinj ka vënë në pranga katër shtetas shqiptarë të moshës 26, 35, 38, 48 vjeç dhe ka sekuestruar 5 kg e 775 gram marijuanë, 70 gr kokainë, 11355 euro, tre celularë dhe një peshore elektronike në cilësinë e provës materiale.
Sipas burime, 35-vjeçari konsiderohet kreu i grupit, i arrestuar edhe në 2012-ën për grabitje dhe çështje droge. Gjate kontrollit të banesave të tyre nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme.