alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Misioni i FMN kalon në “lupë” ekonominë shqiptare: Buxheti do përballet me kosto të larta, rrisni ndihmën për shtresat në nevojë

19/05/2022, 19:25
ne Aktualitet, Tirana
A A
Misioni i FMN-së në “lupë” ekonominë shqiptare: Buxheti do përballet me kosto të larta, rrisni ndihmën për shtresat në nevojë

Misioni i FMN-së në “lupë” ekonominë shqiptare: Buxheti do përballet me kosto të larta, rrisni ndihmën për shtresat në nevojë

Fondi Monetar Ndërkombëtar njofton se ekonomia e Shqipërisë do të përballet me presione si pasojë e luftës në Ukrainë, të cilat do të manifestohen përmes rritjes së menjëhershme të çmimeve dhe shtrëngimit të mëtejshëm të kushteve financiare globale.


-Lexo edhe:

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

Përmes një raporti në përmbyllje të vizitës në Shqipëri, FMN deklaron se është e nevojshme që të jepet më shumë mbështetje e drejtuar për shtresat në nevojë dhe për ata që janë më të ekspozuar për t’i mbrojtur nga inflacioni. Sipas Fondit Monetar, kursimi i të ardhurave të mundshme të mbledhura mbi planin, si dhe një konsolidim i besueshëm nga kahu i të ardhurave në periudhën afatmesme, janë thelbësore për rikrijimin e hapësirave të nevojshme për politikën fiskale.

“Rritja e theksuar e ҫmimit të energjisë dhe ushqimeve si edhe rritja e kostove të financimit të jashtëm për shkak të luftës në Ukrainë, përfaqësojnë goditjen e tretë për ekonominë e Shqipërisë në vitet e fundit. Rritja ekonomike në vitin 2022 parashikohet të jetë rreth 3 për qind, e mbështetur nga turizmi dhe ndërtimi, por e zbehur nga ndikimi i çmimeve në rritje. Inflacioni është rritur ndjeshëm mbi objektivin prej 3 për qind të bankës qendrore, duke u kthyer në inflacion me bazë të gjerë. Pritet që inflacioni të mbetet në nivele të larta gjatë muajve në vijim—nxitur nga çmimet e importit—përpara se të kthehet sërish brenda objektivit në fillim të vitit 2024, duke pasqyruar ndikimin e shtrëngimit të politikës monetare”- thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Autoritetet kanë reaguar shpejt ndaj goditjes së fundit dhe disa prej masave mbështetëse të marra janë të mirëorientuara dhe të kufizuara në kohë. Autoritetet kanë marrë një vendim të drejtë që kanë shmangur uljet e përkohshme të taksave, të cilat i sjellin përfitime në mënyrë të zhdrejtë atyre që janë më mirë ekonomikisht, mund të shtrembërojnë sinjalet e çmimeve, janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u zhbërë. Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfërit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Për këtë arsye, pëpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal.

Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë. Prandaj, çdo e ardhur shtesë përtej ҫfarë parashikohet në buxhet, duhet kursyer për të rikrijuar hapësirat e nevojshme për ushtrimin e politikës fiskale. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi kostot e financimit të jashtëm janë rritur ndjeshëm dhe mund të jenë për gjatë të larta. Sektori publik duhet të përgatitet të veprojë në kushte të jashtme më të shtrënguara. Shtesa në mbështetjen e përkohshme për shtresat në nevojë, si dhe kostot e rritura për prokurimet ose punët publike, për shkak të ngritjes së çmimeve, duhen mbajtur brenda nivelit ekzistues të shpenzimeve të buxhetit përmes rishpërndarjeve.

Një konsolidim i besueshëm afatmesëm që bazohet në kahun e të ardhurave është tashmë edhe më i rëndësishëm për rindërtimin e hapësirave fiskale që praktikisht janë shfrytëzuar në pjesën më të madhe. Borxhi publik dhe veҫanërisht nevojat për rifinancim duhet të ulen për aq kohë sa ekonomia vazhdon të shënojë rritje. Ne e mirëpresim angazhimin e qeverisë për zbatimin e rregullave aktuale fiskale, përfshi këtu dhe arritjen e një bilanci primar të paktën zero deri në vitin 2024. Në këtë kuadër, puna për përgatitjen dhe zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) duhet të vaz+hdojë. Ne përgëzojmë nismën e ndërmarrë nga qeveria me mbështetjen e FMN-së, për forcimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve të cilët fitojnë lloje të ndryshme të ardhurash. Përpjekjet e qeverisë për forcimin e administrimit të të ardhurave duhet të vijojnë pa asnjë vonesë. Ne ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, duke pasur parasysh shqetësimet për ndikimin e saj në përmbushjen tatimore, si dhe rreziqet që lidhen me pastrimin e parave dhe administrimin tatimor.

Trazirat në tregjet energjetike globale kanë rënduar më tej barrën fiskale që vjen prej sektorit të energjisë elektrike dhe theksojnë nevojën urgjente për reforma vendimtare për t’i kthyer qëndrueshmërinë financiare ndërmarrjeve shtetërore. Përveç kësaj, nevojiten ndryshime graduale të tarifave, të cilat duhet të shoqërohen me masa që mbrojnë shtresat e varfëra dhe në nevojë.

Ne e mbështesim vendimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se ajo mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Për të frenuar trysnitë e brendshme inflacioniste dhe për të kthyer pritshmëritë për inflacionin sërish drejt objektivit, nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit. Kërkohet vigjilencë, pasi vonesa e tepruar në shtrëngimin e politikës monetare mund të kërkojë më vonë rritje më të larta të normës bazë për të kthyer inflacionin në objektiv. Strategjia mbi kohën dhe masën e shtrëngimit të politikës monetare duhet të komunikohet qartë në mënyrë që të ruhet besueshmëria e bankës qendrore dhe që të ankorohen pritshmëritë për inflacionin.

Sistemi financiar deri tani ka reaguar mirë ndaj goditjeve, i mbështetur nga këmbëngulja e Bankës së Shqipërisë në forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikqyrës. Ndërkohë që kushtet monetare shtrëngohen, vigjilenca e vazhdueshme do të jetë thelbësore për të monitoruar ndjeshmërinë e bilanceve të bankave ndaj kredive me norma interesi variabël, si dhe ndryshimit të çmimit të letrave me vlerë të qeverisë. Ne përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të forcuar rezervat e kapitalit”– thuhet në njoftimin e FMN-së.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Arta Marku drejt katapultimit në Kushtetuese, KED lejon kandidimin; vijon verifikimi për Gent Ibrahimin

11/08/2022, 16:02
”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare
Aktualitet

”Haberturk”: Një thesar si Riviera Shqiptare

11/08/2022, 14:31
Foto Ilustruese
Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Nga 14 vatra në 24 orët orët e fundit, 3 janë ende aktive

11/08/2022, 13:37
Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj
Aktualitet

Nuk janë të gjithë njësoj/ Si të blini sigurimin e duhur për shtëpinë tuaj

11/08/2022, 12:55
Qytetarët presin dorëheqjen, Kumbaro “falet” tek përgjegjësia individuale: Qeveria me paketë e re ligjore për sigurinë e jetës
Tirana

Qytetarët presin dorëheqjen, Kumbaro “falet” tek përgjegjësia individuale: Qeveria me paketë e re ligjore për sigurinë e jetës

11/08/2022, 11:58
KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme
Aktualitet

KLP miraton rregulloren për ngritjen në detyrë të prokurorëve, i hapet rrugë plotësimit të vakancave në apel dhe Prokurorinë e Përgjithshme

11/08/2022, 10:19
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Merkatoja ‘nxehet’ pa nisur, drejtuesit e Bajernit takohen me sulmuesin e Bundesligës për pasuesin e Levandovskit

Merkatoja ‘nxehet’ pa nisur, drejtuesit e Bajernit takohen me sulmuesin e Bundesligës për pasuesin e Levandovskit

Shqipëria në listën gri të “MoneyVal”, Meta: Nëse nuk ka ndëshkime, s'do të shohim progres në luftën kundër pastrimit të parave!

Shqipëria në listën gri të “MoneyVal”, Meta: Nëse nuk ka ndëshkime, s'do të shohim progres në luftën kundër pastrimit të parave!

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

“E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”, Pike në lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte i martuar me Shakirën: Njerëzit e afërt e dinin

“E kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën”, Pike në lidhje me studenten 23-vjeçare kur ishte i martuar me Shakirën: Njerëzit e afërt e dinin

11/08/2022, 16:32

Dosja në SPAK: “Elona Guri postiere e parave të pista të Ilir Metës drejt Anglisë, udhëtime të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës”

11/08/2022, 16:32

“Di shumë për shërbimin e fqinjit verior”, Demalia akuza të forta Berishës: Teserën e komunistit e leu me blu, pse nuk tregon si i shërbeu partisë?

11/08/2022, 16:23
Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

Video që po thyen rrjetin në miqësoren Dinamo-Vllaznia, vëmendjen e merr tifozi që po ndahej nga e dashura në telefon

11/08/2022, 16:08

Anija me 6 mijë ton drithë nga Ukraina, Braçe: Gruri i bujqve shqiptarë ka ngelur pa shitur, ministrja e Bujqësisë të bëjë transparencë

11/08/2022, 16:04

Serbia lobon për tërheqjen e një prej njohjeve të para të Kosovës

11/08/2022, 16:04
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In