Showbiz 7 Tetor 2022, 10:05

Miss Ukraina dhe Miss Rusia ndajnë dhomën në konkursin e bukurisë, proteston përfaqësuesja e Kievit: Jeni terroristë

Shkruar nga Pamfleti
Miss Ukraina dhe Miss Rusia ndajnë dhomën në konkursin e

Miss Ukraina dhe Miss Rusia ndajnë dhomën në konkursin e bukurisë, proteston përfaqësuesja e Kievit: Jeni terroristë

U kualifikuan të dyja në konkursin e bukurisë Miss Grand International, që pritet të zhvillohet në Xhakartë, të martën e 25 tetorit.

Organizatorët i vunë bashkë në një dhomë. Por dy misset, Olga Vasyliv dhe Ekaterina Astashenkova, janë respektivisht ukrainase dhe ruse. Në fakt, Olga që përfaqëson Kievin, ka protestuar menjëherë me një postim në Instagram: “Nuk dua të ndaj dhomën me një grua që vjen nga një vend terrorist.”, me origjinë “nga ajo njollë e shpifur e planetit tonë, Rusisë”.

Misset u ndanë menjëherë

Fjalët e saj bënë menjëherë zhurmë dhe protesta që bëri, u kthye në një ‘çështje’. Organizatorët e eventit të bukurisë nxituan t’i japin Olgës një tjetër dhomë, duke i ndarë dy konkurentet dhe miss Rusia  Ekaterina, i shtriu dorën koleges dhe i tha: “Unë jam kundër urrejtjes dhe në favor të miqësisë, dashurisë dhe paqes në botë”.

Ndërkohë, ajo saktësoi se familja e saj është Ukraina dhe shpjegoi: “Unë jam e vetmja mes tre familjarëve të mi që ka lindur në Rusi. Të gjithë të tjerët janë ukrainas”.

Olga, përfaqësuesja e Kievit tha qartazi se: “Unë jam për paqen dhe për dashurinë. Më besoni, jam për paqen, dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen, por jo për ata që nuk mund të falin. Jo për ata që torturojnë vëllezërit dhe motrat e mia. Jo për ata që i hoqën jetën shokëve të mi ukrainas. Nuk kam asgjë kundër asaj vajze, por nuk arrij të mos ndjej zemërim dhe dhimbje, teksa më duhet të ndaj hapësirën dhe kohën me dikë që vjen nga një vend terrorist si Rusia. Në konkursin Miss Grand International, objektivi im është t’i rrëfej botës për vendin tim, shpirtin tonë ukrainas, bukurinë tonë, forcën dhe gjithçka po kalojmë në këtë moment”.

Pas ndërhyrjes së organizatorëve për ta ndarë nga miss Rusia, Olga komentoi: “Faleminderit të gjithëve, është një hap i vogël por i rëndësishëm, sepse tani më shumë njerëz e dinë se çfarë po ndodh dhe çfarë ndjejmë ne. Nuk do resht së denoncuari”. /Përshtati Pamfleti, tgcom.it

Lifestyle #Miss Rusia #Miss Ukraina Miss Grand International Protestë