
Mister helmimi i 120 personave në Bulqizë, ISHP: Uji nuk është shkaktari
Instituti Shëndetit Publik ka arritur në konkluzion, se uji nuk ishte shkaku i helmimit masiv në Bulqizë, duke lënë në mister helmimin e 120 personave.
“Në përfundim të të gjitha ekzaminimeve të kampioneve të ujit të marrë në qytetin e Bulqizës, rezultatet aktuale për treguesit fiziko-kimikë, metale të rënda dhe bakterologjike janë negative“, tha specialistja e ISHP, Shkëlqime Poga.
Specialistët e shëndetit publik dyshimet e para i hodhën mbi ujin dhe i bën thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë atë.
Ky dyshim bie poshtë ndërkohë banorët vijojnë të mos e përdorin ujin që iu shkon nga rrjeti pasi Instituti i Shëndetit Publik nuk ja ka dërguar ende përgjigjen zyrtare Drejtorisë së Shëndetit Publik në Bulqizë, e cila vijon të mbajë në fuqi vendimin e nxjerrë pak ditë më parë.