alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Misteri i Njësisë 54777: Si Putini po përdor “dezinformimin” për të destabilizuar botën

28/11/2022, 20:01
ne Bota, Kryesore
A A

Njësia 54777 u rikthye në vitin 2008, që përkon me pushtimin rus të Gjeorgjisë, kur dyshohet se luajti një rol kyç në luftën e informacionit të nisur nga Kremlini në prag të konfliktit.

Dezinformimi, është një specialitet dhe një specifikë e Rusisë që nga koha e Carit. Vetë termi e ka origjinën në Bashkimin Sovjetik, të epokës së parë staliniste.


-Lexo edhe:

“Si Izraeli”; Plani i NATO-s për t’i dhënë fitoren Ukrainës

Si Kina po ndihmon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë?

Dezinformimi është në gjendje të krijojë më shumë dëme në sferën e realitetit sesa mendohet zakonisht. Bazuar në përmbajtjen, vrullin dhe sasinë, ai mund të ngatërrojë, të polarizojë, radikalizojë, trullosë dhe tmerrojë.

Misteri i Njësisë 54777

Njësia 54777, e njohur gjithashtu si Qendra e Shërbimit Special të 72-të, është një divizion i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, që specializohet në informacion dhe operacione psikologjike. Jo një nga shumë, por më e rëndësishmja nga të gjitha.

(Shumë) pak dihet për origjinën dhe strukturën e Njësisë 54777. E themeluar gjoja në prag të rënies së Bashkimit Sovjetik, pra gjatë fillimit të viteve 1990, ajo u themelua për të pasuar Drejtorinë Kryesore Politike famëkeqe të Ushtrisë Sovjetike dhe Marinës Sovjetike. Objektivi: ngadalësimi i procesit të shpërbërjes së gjigantit komunist duke përhapur mashtrime pro-sovjetike, gjysmë të vërteta dhe lajme të shtrembëruara në republikat e tërhequra nga thirrja e pavarësisë, si dhe kundër separatizmit etno-fetar në Kaukazin verior.

Balltiku, Çeçenia dhe Ukraina, ishin “teatrot” kryesore operative të Njësisë 54777 në fillim të viteve 1990. “Teatro” në të cilat divizioni nuk arriti qëllimet e paracaktuara, por rezultoi një eskepriment i dështuar, që dha mësime se si mund të zhvillohej lufta psiko-informative.

Pasi i mbijetoi paragrafit traumatik të Jelcinit, Njësia 54777 u forcua gjatë epokës së Putinit: zgjerimi i fuqisë punëtore, zgjerimi i fushëveprimit, zgjerimi i buxhetit vjetor.

Njësia 54777 gjatë epokës së Putinit

Njësia 54777 u rikthye në vitin 2008, që përkon me pushtimin rus të Gjeorgjisë, kur dyshohet se luajti një rol kyç në luftën e informacionit të nisur nga Kremlini në prag të konfliktit. Një luftë informacioni e gjithanshme sepse u drejtohet Abhazëve, Gjeorgjianëve, Osetëve dhe Rusëve, por edhe perëndimorëve, dhe e suksesshme, pasi ka rezultuar të jetë thelbësore për të turbulluar ujërat për origjinën dhe përgjegjësitë e luftës.

Njësia 54777 është bërë krahu kryesor i operacioneve psikologjike të Rusisë jashtë vendit. Aktivitetet e saj, të përbëra nga sulme të dhunshme kibernetike, janë raportuar në arenat e mëdha të konkurrencës së fuqive të mëdha, madje dhe në SHBA.

Nëse do t’ju duhej të përshkruanit Njësinë 54777 me një mbiemër, më i përshtatshmi ndoshta do të ishte “Mefistofelia”. Sepse “modus operandi” i këtij divizioni të specializuar në dezinformimin e nivelit të lartë është i keq. Thirrje të rreme humanitare për të manipuluar komunitetin ndërkombëtar – si në vitin 2014, në periudhën ndërmjet Euromaidanit dhe ndërhyrjes së Krimesë, kur komunikatat rrëqethëse (por false) të nënshkruara nga rusishtfolës, të shtypur nga qeveria ukrainase u popullarizuan. Peticione false në emër të politikanëve nga vendet aleate për të mbjellë mosmarrëveshje – siç ndodhi në vitin 2015, me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën si objektiva, në atë që është përcaktuar “Përpjekja e parë e njohur e divizionit […] për të ndikuar tek politikanët amerikanë”.

Të gjithë, duke përfshirë edhe vetë rusët, mund të përfundojnë në lupën e Njësisë 54777. Rusët që banojnë në Federatë, si dhe ata që jetojnë në hapësirën post-sovjetike dhe në pjesën tjetër të botës, kanë qenë  gjithmonë në shënjestër të Njësisë 54777. /Përshtati “Pamfleti” nga “il Giornale”


smile
Lajmi Tjeter
"Jam e shokuar!"/ Gërvalla "bën për një lekë" Daçiç në Konferencën për dhunën seksuale: Kemi këtu dorën e djathtë të Millosheviçit!

"Jam e shokuar!"/ Gërvalla "bën për një lekë" Daçiç në Konferencën për dhunën seksuale: Kemi këtu dorën e djathtë të Millosheviçit!

Match And Care For Your Security Goggles

Lajmi i Dites

14 kompanitë “lavatriçe” të trafikantit Gentian Filaj, personi ‘kyç’ që lidh Damian Gjiknurin me oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

14 kompanitë “lavatriçe” të trafikantit Gentian Filaj, personi ‘kyç’ që lidh Damian Gjiknurin me oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

04/02/2023, 16:37

Lajmet e fundit

Bordi i Transaprencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

04/02/2023, 16:46
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

“Si Izraeli”; Plani i NATO-s për t’i dhënë fitoren Ukrainës

04/02/2023, 16:40

Si Kina po ndihmon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë?

04/02/2023, 16:33

Moti i keq në Kinë / Banori harroi derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli pas temperaturave deri në -40C

04/02/2023, 16:20
“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

04/02/2023, 16:10

“Paratë ishin në krevatin e Alda Klosit, mbuluar me batanije”, Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

04/02/2023, 15:55

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In