Bota 8 Tetor 2022, 17:58

Misteri i shoferit të kamionit që shpërtheu në urën e Krimesë, gjendet pronari i automjetit

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i shoferit të kamionit që shpërtheu në urën e

Identiteti i shoferit të kamionit që shpërtheu urën e Kerçit në orët e para të së shtunës, ende nuk dihet. Ndërkohë mediat ruse kanë raportuar se është gjetur pronari i kamionit.

Bëhet fjalë për, Boris Yusobov nga Krasnodar, Rusi, ai ia shiti automjetin një personi tjetër, i cili nuk ia ndryshoi emrin e pronësisë mjetit dhe në letër Yosubov është ende pronari i mjetit.

Gjatë kontrollit të kryer për hyrjen e urës, drejtuesi i mjetit ka qenë i qetë , ka pasur të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nuk ka ngritur dyshime te policia, ndërkohë që kamioni ishte plotësisht i ngarkuar.

Aktualisht nuk ka informacion dhe nuk dihet nëse shoferi ishte në një mision vetëvrasës apo nuk dyshonte se automjeti i tij ishte i montuar me një sasi të madhe eksplozivi.

Ukrainae mirëpriti goditjen, por zyrtarisht as konfirmon dhe as mohon se forcat e saj fshihen pas sulmit.

Krimeja, ura, fillimi. Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës, gjithçka e sekuestruar nga Rusia duhet të rimarrë”, shkroi në Twitter Mykhailo Podoliak, një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Zelensky.

Po aq i fshehtë ishte postimi i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës (SBU), i cili lëshoi një deklaratë duke parafrazuar një poezi të poetit kombëtar të vendit, Taras Shevchenko. “Agim, ura digjet bukur. Një bilbil në Krime takohet me SBU.”

Jo zyrtarisht, një zyrtar i qeverisë ukrainase i tha Washington Post se shërbimet e inteligjencës së vendit të tij ishin përgjegjëse për sulmin në urë. Gazeta Ukrainska Pravda gjithashtu shkroi se SBU ishte përfshirë në sulm.

Qeveritë perëndimore duken të kujdesshme për momentin. Ministri i Jashtëm estonez Urmas Reinslau është megjithatë zyrtari i parë perëndimor që ia atribuon drejtpërdrejt Ukrainës sabotimin, duke thënë se vendi i tij mirëpret dhe përgëzon shërbimet e inteligjencës ukrainase për veprimin e tyre.

Bota #Ura krimes Shoferi shperthimi